Emigrantët shqiptarë që mbërrijnë me gomone në Angli, bëhen pjesë e krimit të organizuar. Është ky shqetësimi i Richard Tice, udhëheqës i partisë Angleze Reforma.
Përmes një editoriali, ai komentoi investigimin e Mail On Sunday nga ku është zbuluar se 4 në 10 persona që mbërrijnë me gomone të Angli janë shqiptarë.
Tice thotë se të rinjtë shqiptarë që vendosin jetën në rrezik duke hipur në gomone, kthehen në ushtarë të krimit të organizuar, duke zëvendësuar ata që kapen nga policia.
“Nuk dua te keqkuptohem. Shqipëria nuk është një vend luksi. Shumë jetojnë në varfëri dhe korrupsioni është i përhapur. Megjithatë është një vend me një ekonomi në rritje të shpejtë. Shqiptarët të cilët marrin këtë udhëtim të gjatë në Europë drejt brigjeve franceze nuk janë të tillë me jetët e tyre në rrezik”, shkroi ai.
“Ekziston mundësia se shumë prej atyre që mbërrijnë me gomone kthehen në ushtarë të grupeve kriminale duke zëvendësuar ata që janë dënuar e janë pas hekurave. Sikurse ata mund të përdoren si skllevër modern në tregun e zi të punës ku kanë pjesën e tyre gangsterët shqiptarë. Qeveria jonë detyrohet të na japë një përgjigje”, shtoi më tej.
Sipas një raporti sekret të Inteligjencës Ushtarake, në Angli, 40% e emigrantëve në kanalin e “La Mansh-it”, që ndan Britaninë e Madhe nga kontinenti europian, janë nga Shqipëria. Mësohet se rreth 1075 emigrantë kaluan me gomone 6 muajt e fundit, ndërsa vitin e kaluar ka qenë një shifër prej 757.
Hulumtimet e reja tregojnë se në shtatë vitet e fundit, gati gjysmë miliardë paund janë shpenzuar nga qeveria në përpjekje për të parandaluar kalimin e emigrantëve.
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1877
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Angli/ 19-vjeçari shqiptar zhduket në rrethana misterioze! Policia: Gjetëm telefonin disa kilometra larg vendbanimit
26 Janar, 17:49
-
Sylvinho tur në Evropë, ndjek në stadium sulmuesin e Kombëtares
26 Janar, 15:12
-
Fotografia e emigrantëve me zinxhirë: Donald Trump luan me frikën dhe shpik një Amerikë që nuk ekziston
26 Janar, 11:01
-
Vota e Diasporës/ Balla tur në SHBA: Vota e shqiptarëve në Miçigan e rëndësishme, sherrin e Tiranës të mos e sjellim këtu! Konsullatë në Detroit dhe linjë fluturimi
25 Janar, 15:52
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Botërori 2026/ Pak orë nga dalja në treg, shiten të gjitha biletat e tifozëve shqiptarë për ndeshjen Angli - Shqipëri
21 Janar, 20:21
-
Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime
19 Janar, 22:58
-
Angli/ Trafikanti i shqiptarëve me kamion, publikon foto duke luajtur golf në Londër! 41- vjeçari rezulton i dënuar në Belgjikë
19 Janar, 11:39
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
17 Janar, 07:47
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48
-
Vota e Diasporës/ Rreth 9 mijë emigrantë të regjistruar në KQZ deri tani, kryesojnë ata në Itali dhe Greqi
13 Janar, 12:14