Shqiptarët rezervojnë pushimet duke 'shtrënguar xhepin'! Eksperti: Më shumë kërkesa se para COVID! Pensionistët: Do rrimë në shtëpi, s'kemi lekë

TIRANË- Shefqeti  do të donte që të shkonte në plazh këtë verë. Pavarësisht se del çdo ditë në rrugë për të performuar për qytetarët me klarinetën e tij, paratë që mbledh nuk i dalin për të ngrënë dhe paguar qiranë, jo më për të shkuar për pushime.

“Kemi qejf të shkojmë të bëjmë plazh me kalamajtë, por nuk kemi lekë. Të shkosh në plazh, nuk do të hash domate. Do të rrimë në shtëpi se nuk kemi lekë. Këtu ka raste një 5 mijshe, 4 mijë, 7 mijë. Punojmë që të ushqehemi. Jam burrë e grua dhe 6 kalamaj. Ca punojnë, ca nuk punojnë, ca janë të vegjël. Jam dhe me qira. Paguaj 150 mijë lekë. Punoj vetëm për të paguar qiranë. Vet jam pa qejf, gruan pa qejf. Nuk marrim as ndihmë speciale”, tha Shefqet Laze.

Si Shefqeti ka dhe shumë qytetarë të tjerë.

“Nuk ka pushime, jemi pensionistë. Është e mbaruar kjo punë. Shkova këtë javë, harxhova 20 mijë lekë. Me transport me të gjitha skandal. Shkova me 300 mijë lekë në muaj”, tha një pensionist.

“Unë pushimet do i kaloj në shtëpi. Çfarë me bë. Ku me shku. Me një pension 200 mijë lekë ku shkohet? Me asnjë vend. Na ndihmojnë kalamajt, se ato lekë nuk dalin ilaçe”, tregoi një tjetër.

Megjithatë, krahasuar me vitin 2019, kur pandemia COVID-19 nuk ekzistonte, ekspertë të turizmit shprehen se fluksi i kërkesave për të rezervuar pushimet është më i lartë. Tendeca është drejt vendeve të huaja, kjo edhe për shkak të rritjes së çmimeve në vendin tonë.

“Shqiptarët mund të preferojnë të shkojnë për të shkuar në Maldive, por mundësia për të shkuar në atë vende nuk është. Në raportin cilësi-çmim, destinacion numër një është Turqia, në vend të dytë Greqia dhe në vend të tretë është Spanja. Anjë klient nuk pyet cfarë çmimi keni, por çfarë oferte keni. Më para pysin ku keni oferta dhe jo a ofroni udhëtime. Kërkojnë zgjedhjen më të lirë dhe më të mirë të mundshme. Gabimi është se marrja evendimit nuk përputhet me ofertën. Në krahasim me para pandemisë, kërkesa është më e shtuar, më e rritur. Kjo ka dy faktorë. I pari është faktori post pandemi. Arsyeja e dytë është praktike. Pas pandemisë në aeroport ofrohet 2 herë e gjysmë destinacione më shumë. Janë shtuar mundësitë, destinacionet dhe ka ulur çmimet. Të të gjitha shtresave i përkasin. Nga shtresa që ka minimumin e buxhetit”, tha Besnik Vathi.

Pavarësisht se kërkesat janë të prirura jashtë kufijve, qytetarët tentojnë që të gjejnë paketa turistike që orfojnë çmime të lira.

“Destinacionet e preferuara të shqiptarëve janë Turqia dhe Greqia. Përqindja më e madhe e shqiptarëve udhëtojnë drejt këtyre destinacioneve. Ajo që është vënë re, shumica e rezervimeve është përtej kufijve të Shqipërisë. Është një masë shumë e vogël e personave që kanë rezervuar drejt jugut. Nëse do i ndajmë në dy kategori, të rinjtë nuk e mendojnë dy herë çmimin, ndërsa familjet stepen dhe kërkojnë më shumë detaje për sa i përket pjesës së çmimit, pjesës së udhëtimit dhe kërkojnë dhe ulje. Është vënë re nga vitet më parë që dëgjonin vetëm emrin e hotelit tani të gjitha kërkesat janë me kushte specifike. Rritja e këtij viti është jashtëzakonisht e lartë e çmimeve. Nuk pritej. Shumica e rezervimeve bëhen herët. Është shumë e vështirë të gjesh oferta të minutave të fundit. Nuk i ka trembur dhe janë mësuar me këtë idenë që janë rritur çmimet dhe thjesht duan të mbyllin pushimet më mirë se të ngelen pa pushime. Klientët janë bërë shumë kërkues. Kërkesën e llogarisë nuk dinë ta ndalojnë. Kërkesat janë në rritje. Krahasojmë me 2019 dhe rezervimet janë më të larta”, tha Enxhi Picori.

Destinacioni më i preferuar vijon të jetë Turqia dhe Greqia, ndërkohë që këtë vit risi është dhe Spanja.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjergji: 11/07/2022 14:48

    Genjeni genjeni o pensionist.Eshte e drejta juaj.Shiteni shtepiat e keni aq shume para sa nuk do ju mungojne deri sa te vdisni.Mos mendoni te trashegoni pasuri qe e bete me mund e djerse.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…