Shqiptarët shpenzojnë jashtë
më shumë se të huajt në vend

TIRANE - Shqiptarët shpenzuan rreth 206 milionë euro për udhëtime jashtë vendit gjatë tremujorit të parë të këtij viti, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Këto shpenzime ishin më të ulëta krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2012, por në rritje me afro 14% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Pavarësisht nga kriza ekonomike, shqiptarët duket të shpenzojnë shuma të konsiderueshme për udhëtime jashtë vendit. Për herë të parë që nga viti 2011, bilanci tremujor neto i të ardhurave valutore nga udhëtimet rezultoi negativ.

Kjo do të thotë që shqiptarët kanë shpenzuar në udhëtime jashtë vendit më shumë para se të huajt kanë sjellë në udhëtimet e tyre në Shqipëri. Në këtë mënyrë, udhëtimet duket se kanë dhënë një ndikim negativ në bilancin e pagesave në tre muajt e parë të këtij viti.

Kjo gjithashtu tregon se, të paktën për tremujorin e parë, Shqipëria nuk ka arritur të sigurojë një bilanc pozitiv nga turizmi. Në tërësi, llogaria korente e Shqipërisë ngelet thellësisht negative, në vlerën e 215 milionë eurove në fund të muajit mars 2013.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në Shqipëri, Beleri në PE goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në Shqipëri, Beleri në PE goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve