Lajmet e Shqiptarja.com dhe të Report Tv janë më të ndjekur, me të komentuarat e që shkaktojnë ndërveprim me të lartë të teleshikuesve dhe lexuesve në mbarë hapësirat shqipfolëse në botë.  Sipas shoqërisë Terra Data Analytics, një shoqëri shumë e vëmendshme dhe aktive sa i takon kërkime marketigu dhe analizat ndërveprimit në mediat sociale, që nga janari e deri më sot Shqiptarja.com mban vendin e parë në kategorinë “lajme” në Facebook sa i takon komenteve dhe ndërveprimeve.

Një shifër shumë e rëndësishme dhe shumë domethënëse ka të bëjë me shikueshmërinë në Youtube sa i përket videove të lajmeve. Nga periudha 1 janar deri në 29 prill Report Tv ka pasur 6.3 milionë shikues, me një diferencë shumë të madhe nga vendi i dytë me 3.8 milionë shikime.    


Të njëjtin pozicion në vendin e parë, Shqiptarja.com dhe Report Tv e kanë mbajtur edhe në ditët e nxehta të fushatës zgjedhore dhe në veçanti në datat  25 dhe 26 prill deri në shfaqjen e rezultateve përfundimtare dhe mediat tona e kane ndjekur në kohë reale edhe nëpërmjet risive teknologjike të DeWall, për herë të parë një sistem me touch screen me analiza të detajuara dhe projeksione e parashikime të realizuara nga kompania Dev. Grupi mediatik Shqiptarja.com dhe Report TV vazhdojnë të tërheqin interesin e lexuesve dhe teleshikuesve duke mbajtur majat e renditjes në krahasim me mediat e shumta në gjuhën shqipe. 

Duke krijuar që në 2011 një redaksi rinore dhe profesionale njëkohësisht, Shqiptarja.com dhe Report Tv nën drejtimin e gazetarit të mirënjohur Carlo Bollino, është veçanërisht e përkushtuar edhe në mediat sociale, duke vlerësuar maksimalisht lehtësinë e shpërndarjes së informacioneve të drejta dhe të vërteta përmes rrjeteve që arrijnë me lehtësi lexuesit dhe teleshikuesit.

Roli i informacionit, falë edhe mbështetjes dhe teknologjisë moderne, është mënyra më e mirë për t’i shërbyer shqiptarëve në mbarë botën, të etur për të mësuar minutë pas minute zhvillimet në Shqipëri.