Qytetarët shqiptarë stresin e shkaktuar nga pandemia po mundohen ta mposhtin me kafe e cigare.
Teksa kemi hyrë në valën e dytë të COVID-19, ku numri i të infektuarve është çdo ditë në rritje, shqiptarët kanë rritur konsumin e këtyre dy produkteve. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave raporton se në këtë periudhë qytetarët kanë rritur konsumin e kafes dhe cigares dhe për pasojë vetëm në muajin tetor janë importuar 980 tonë kafe dhe 280 tonë cigare.
Ky është niveli më i lartë i importit të këtyre produkteve gjatë këtij viti. Ndërkohë në raport me një vit më parë ne kemi importuar 415 tonë kafe më pak dhe 275 tonë cigare më pak. Krahasuar me 2019 rritje në import ka shënuar sasia e karburantit me 8 mijë litra më shumë.
Por nga ana tjetër virusi na ka bërë më të pastër. Referuar të dhënave importi i produkteve të higjienës përfshirë sapunin në muajin e kaluar ka arritur në mbi 50 mijë tonë.
Në vitin e kaluar vendi ka importuar 6.2 miliardë lekë produkte nga grupi i sapunët, agjentet me veprim te sipërfaqshëm, dhe preparatet larëse, ndërsa deri në muajin e kaluar të këtij viti ka importuar 6.7 miliardë lekë.
er.k./I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2085
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tre raste kur nuk duhet të konsumoni kafe, ja pse
12 Janar, 08:06
-
Hamë qepë e patate serbe, prodhimi i Maliqit ‘flaket’ në kanal! Fermerët: Dëmin e kemi nga shteti, duam kompensim
10 Janar, 17:35
-
Koha më e mirë për të pirë kafe? Ja çfarë thonë ekspertët
29 Dhjetor 2024, 15:30
-
Çfarë nuk duhet të bëni asnjëherë pasi keni ngrënë
17 Dhjetor 2024, 17:57
-
Gjirokastër/ Bllokohen për 5 orë në Komisariat 2 autobusë me shqiptarë nga Greqia ! Sekuestrohen 35 kuti medikamentesh, steka me paketa, vaj ulliri! Në hetim 3 shoferët (VIDEO)
6 Dhjetor 2024, 18:24
-
Ankthi i mëngjesit, nga se shkaktohet dhe si ta përballoni
29 Nëntor 2024, 08:46
-
Të dëmshme për tretjen dhe shëndetin, dy ushqimet që nuk duhet t’i kombinoni kurrë për mëngjes
15 Nëntor 2024, 20:18
-
Sa është sasia ideale e kafes që duhet të pini gjatë një dite
26 Shtator 2024, 07:20
-
Si e mbron pirja e kafesë zemrën!
23 Shtator 2024, 19:35
-
Masa të rrepta në Greqi, 100 euro gjobë dhe heqje patentë për ata që drejtojnë makinën duke pirë kafe
31 Gusht 2024, 15:50
-
Jo vetëm kafen, 4 pijet që duhet të ndaloni nëse vuani nga tensioni i lartë
21 Gusht 2024, 13:21
-
Turistët rrisin konsumin e karburantit, në 7 muaj ‘thyhet’ importi i 2023-shit! Pritshmëritë? 700 mijë tonë deri në fundvit
15 Gusht 2024, 13:58