Një shqiptar dhe një moldav janë prangosur nga policia greke pasi kishin krijuar një shtëpi publike në mes të Athinës. Autoritetet greke bëjnë me dije se ata kishin ngritur një rrjet prostitucioni
32-vjeçar shqiptar dhe një 29-vjeçar moldav, që nuk vepronin vetëm, shfrytëzonin disa gra si prostituta, duke i detyruar që të “prisnin” 50 klientë në ditë, duke i kërcënuar se nëse nuk pranojnë, familja e tyre apo fëmijët do të vuanin pasojat. Policia ka mësyrë në shtëpinë publike mbrëmjen e djeshme, ndërsa gjetën brenda saj 2 gra, viktima t shfrytëzimit të këtij grupi.
Mediat greke shkruajnë se prej 3 vitesh, që prej vitet 2019 kur vajzat e reja erdhën në Greqi me qëllim për një jetë më të mirë, është hapur kjo ‘shtëpi publike’ . Gjithsej në pranga kanë rënë 9 anëtarë të grupit kriminal, ndërsa janë shoqëruar edhe 7 gra, 2 prej të cilave mbaheshin me zor. Të gjitha gratë janë marrë në mbrojtje dhe u është dhënë dhe trajtim psikologjik.