Itali/ Kishte rënë në liqen, shqiptari 'hero' shpëton jetën e një foshnje: Dëgjova një grua duke qarë që po kërkonte ndihmë

Itali/ Kishte rënë në liqen, shqiptari 'hero' shpëton jetën e një foshnje: Dëgjova një grua duke qarë që po kërkonte ndihmë

Tomorr Buzi

Një shqiptar është kthyer në hero pasi shpëtoi jetën e një foshnje 4 muajshe. Tomorr Buzi ishte me gruan dhe vajzat kur dëgjoi një grua që po bërtiste me të madhe duke kërkuar ndihmë.

Mediat vendase shkruajnë se shqiptari pa që foshnja qante, pasi kishte rënë në ujërat e ftohta të liqenit Braies dhe vrapoi për ta shpëtuar.

“Askush nuk do t'i rezistonte kurrë klithmave të një gruaje që kërkon ndihmë, aq më pak të një foshnje. Është aq i vogël dhe i pafuqishëm. Kur e pashë, instikti më çoi që ta shpëtoja menjëherë. Është çështje sekondash dhe nuk mendon asgjë tjetër. Në atë moment, misioni im ishte ta shpëtoja", tha Buzi, i cili banon në Romano.  

Buzi harroi se çfarë kishte veshur dhe se në xhep kishte telefonin e portofolin. I pushtuar nga emocionet e momentin, nxitoi që ta ndihmonte.  

“Gruaja dhe vajzat e mia kishin frikë, unë jo. Kurrë nuk kam pasur frikë për jetën time. Ai fëmijë ishte në rrezik, ndërsa familja ime ishte e sigurt dhe kjo mjaftoi që të shkoja tek i vogli”, tregoi ai.

Disa ditë pas kësaj ngjarje, thotë se është krenar për veprimin e tij dhe thotë se gruaja e vajzat janë të lumtura për atë që bëri.

A.M./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë