Mesfushori shqiptar nga Maqedonia që luan me Zvicrën i trembet përballjes me Shqipërinë në Kampionatin Europian.
Blerim Xhemaili në prag të Europianit është shprehur se Franca është favorite në grup, por nuk duhen neglizhuar Shqipëria me Rumaninë.
“Përsa i përket ndeshjes së parë është e rëndësishme, pasi një nisje e mirë do të thotë shumë, në të kundërt rrezikojmë kthimin e parakohshëm në shtëpi. Nuk kam frikë se do të luajmë kundër Shqipërisë, por sepse është ndeshja e parë, por kam besim se nuk do të kemi probleme.
Grupi është i motivuar dhe në gjendje të mirë për paraqitjen e parë në Euro 2016” deklaroi ai për mediat helvete.
Blerim Xhemaili është njëri nga shqiptarët që do të luajë kundër Shqipërisë në Euro 2016, së bashku me Shaqirin, Xhakën, Tarashajn dhe Berhamin.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com