TIRANE - Një shqiptar i rikthyer nga Suedia pasi kishte kërkuar atje azil politik ka rrëfyer ekskluzivisht për A1Report në emisionin “Tetë a tetë” eksperiencën e tij zhgënjyese. Përmes një rrëfimi live në emision ai tregoi të gjithë eksperiencën e tij të hidhur të kërkesës për azil ku ai është rikthyer i vetëm në Shqipëri ndërsa ka lënë në Suedi bashkëshorten e tij 18 vjeçare si dhe djalin e sapolindur. Teksa rrëfen historinë e tij ai i bën apel të gjithë qytetarëve shqiptarë që të mos e ndërmarrin përsipër hapin e largimit nga vendi për të kërkuar azil në vendet e zonës Shengen. Ai shprehet se nuk ka asnjë mundësi që shteti suedez ti japë azil shqiptarëve pasi ky shtet u jep azil vetëm sirianëve për shkak të luftës që i ka përfshirë ata. Sipas tij largimi drejt vendeve Shengen është një shpenzim parash dhe nuk do të mund të përfitojnë asgjë.
Dëshmia e shqiptarit të zhgënjyer: Kërkova azil në Suedi, s’na dhanë dokumente
Një prej azilantëve të rikthyer në Shqipëri në një intervistë ekskluzive për A1Report shpreh zhgënjimin e tij nga eksperienca që kishte si azilkërkues në Suedi. Ai shprehet se nuk ka asnjë mundësi që shteti suedez ti japë azil shqiptarëve pasi ky shtet u jep azil vetëm sirianëve për shkak të luftës që i ka përfshirë ata. Në rrëfimin e tij ai tregon se ka lënë atje bashkëshorten dhe djalin e sapolindur.
(VIDEO: Rrëfimi i plotë i shqiptarit, live në emsionin "Tete a Tete)
"Unë ika në Suedi të kërkoja azil politik. Ika bashkë me gruan time që në atë kohë ishte shtatzënë me shpresën që kur të na lindte fëmija atje të merrnim edhe dokumentet. Pagova 500 euro për biletat, pasi mbërritën atje kërkova strehim politik me një motivacion personal. Si fillim na bënë një intervistë paraprake dhe pas 2 muajsh na lanë intervistën e madhe, ekzaktësisht në datën 25 mars. Në ditën e parë na dhanë nga një kartë me 18000 kruna afërsisht 180 euro në muaj, një mua dhe një gruas time, që dalin vetëm për 2 vakte ushqim se për tre as që bëhet fjalë. Vetëm ushqimin dhe asgjë tjetër. Nusja ime ishte shtatzënë dhe kur lindi ne ishim me fat prej shtatzanisë se që në fillim na dhanë shtëpi se të tjerët përfundonin në kampe. Kur lindi nusja ja bënë të gjitha shërbimet por ende po vazhdojnë me dokumentet për djalin. Unë u ktheva pa pasaportë se nusen dhe fëmijën nuk i lënë të vijnë. Jam kthyer me shumë vështirësi nuk kaloja dot nga Bari në Shqipëri se isha pa pasaportë, nxora një lejekalimi dhe erdha. Rruga më shkoi 5 ditë se duhet të vija meqë kisha një fatkeqësi. Pasaportën time e kanë ende ata në Suedi. Kur u ktheva më verifikuan 5 orë në rajonin e policisë në Durrës. Pas verifikimit më lanë të lirë por problemi është që nusja dhe djali janë ende atje se nuk kanë marrë ende pasaportat dhe shteti suedez po i vonon. Unë tani dua që të vijë nusja me fëmijën këtu se unë kam bërë kërkesën e tërheqjes së azilit sepse kisha një fatkeqësi dhe e dyta ishte një gabim që ika në Suedi. I pyetur se nga kishte dëgjuar për mundësinë e azilit në Suedi, Shqiptari i kthyer thotë: Më shumë këtë për azil e thonë ata që nuk kanë shkuar ndonjëherë por nuk është e vërtetë, atje ka vërtet standarde të mira jetese por jo për ne që nuk kemi dokumente. Unë jam 30 vjeç bashkëshortja ime 18 vjeç. Nuk kam komunikuar me ambasadën suedeze për kthimin e bashkëshortes dhe të djalit tim. Të gjithë shqiptarëve që pretendojnë të shkojnë në Suedi e të marrin dokumente ta harrojnë se nuk na japin ne dokumente vetëm sirianëve u japin. Po të kërkoja azil ekonomik do të më kishin kthyer në moment. Mos tentojnë të ikin se vetëm do kenë shpenzime dhe asgjë tjetër. Kam rreth 1 muaj një muaj e gjysëm që jam kthyer e nuk kam ndërmend të iki sërish".
Gjebrea: Qytetarët të distancohen nga kërkesat për azil
Zëvendës ministrja e brendshme Elona Gjebrea në një lidhje direkte në emisionin “Tetë a tetë” të gazetarit Artur Nura në A1Report duke folur për rastet e azilkërkuesve shqiptarë që së fundmi kanë qenë të shumtë ka thënë se qytetarët po mashtrohen nga kompanitë e udhëtimeve të cilat i organizojnë ata në grupe duke u premtuar azil ekonomik në vendet e BE. Gjebrea tha se vetëm në Vlorë është kthyer një numër i madh i qytetarëve që tentonin të largoheshin drejt zonës Shengen. Qytetarët janë ndaluar e më pas janë kthyer pasi policia ka pasur dyshime të forta se ata nuk kishin si destinacion Italinë sikurse pretendonin por kishin Gjermaninë. “Këto grupime janë të organizuar kryesisht për të kërkuar përfitime financiare në vendet e Evropës, por asnjë nuk do të mund të përfitojë azil,” – tha zv.ministrja Gjebrea.
“Dua të bëj një thirrje që qytetarët të kenë kujdes se këto janë mashtrime për azil në zonën Shengen. MB i ka bërë dhe i bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga këto llloj kërkesash si dhe të zbatojnë rregullat e lëvizjes në zonën Shengen. Policia do të jetë e kujdesshme përsa i përket lëvizjes në zonën Shengen pasi askush nga ne nuk do që të na hiqet e drejta për të lëvizur të lirë në Evropë," tha Gjebrea.
Azilanti nga Gjermania: Do të kthehemi, nuk është siç na kishin thënë
Një qytetar shqiptar i cili aktualisht ndodhet në Gjermani pasi ka mbërritur atje për të kërkuar azil ekonomik shprehet i zhgënjyer duke thënë se do të rikthehet sërish në Shqipëri. “Jam në zonën e Madenburgut ndodhem në një kamp refugjatësh. Ne kemi kërkuar azil ekonomik se kështu u hapën fjalë në Shqipëri nëpër njerëzit. Nuk është e vërtetë ajo që na kishin premtuar. Kam dy muaj këtu që eci me shpresën se do na pranojnë për azil dhe ende asgje. Këtu marrim 400 euro asistencë. Ka këtu nga ata që kanë ardhur para nesh, kanë nga 6 muaj dhe morën sot përgjigje negative. Për të ardhur në Gjermani u nisa me autobus pastaj me tren. Ne lëvizmim të lirë në qytetet gjermane por dua t’ju them se kjo është e kotë pasi nuk na japin as kontrata pune dhe asgjë tjetër. Unë do të rikthehem në Shqipëri,” - tha shqiptari që ndodhet në Madenburg.
Hoffman: Kërkesat për azil, Kush kthehet me dëshirë nuk pengohet për lëvizjen në Shengen
Ambasadori Gjerman Helmut Hoffman deklaron në një intervistë për A1 Report se migrimet dhe kërkesat e shqiptarëve për azil në Gjermani nuk do të kenë pasoja për lëvizjen e lirë në zonën Shengen të personave që pranojnë të kthehen me dëshirë në Shqipëri. Hofman ka vlerësuar rolin e qeverisë shqiptare në menaxhimin e problemit, ndërsa sqaron se Gjermania ofron azil vetëm për të përndjekur politikë, jo për ata me qëllime ekonomike.Ambasadori pohon se ky është një problem i dimensionit rajonal, që nuk ka prekur vetëm Shqipërinë.
"Kushtetuta Gjermane flet qarte nw nenin 16-a te saj, të drejtën për azil e gëzojnë vetëm të përndjekurit politikë dhe jo ata që vijnë për arsye ekonomike në vendin tonë. Kjo ka arsyet e veta historike, i referohet periudhës së pas regjimit nacional socialist, periudhë në të cilën ne gjermanët vendosëm ti themi të gjithë të përndjekurve se mund të gjejnë mundësinë për mbrojtje te ne. Ne kemi konstatuar që shqiptarët që kanë mbërritur në Gjermani muajt e fundit, e kanë bërë për arsye ekonomike. Ky konstatim vjen në përfundim të verifikimit të procedurave të aplikimit të tyre për azil. Dëshiroj të apeloj që të heqin dorë nga përpjekjet e tyre për azil në Gjermani, pasi pak pas muajsh kur të mbarojnë procedurat atyre do tu duhen të rikthehen, dhe për ata që kanë shitur pasurinë e tyre do të jetë shumë e vështirë që t'ia rinisin. Fatkeqësisht konstatohet që ka trafikantë të papërgjegjshëm që bëjnë premtime të pabaza kundrejt këtyre njerëzve të cilët ndodhen në nevojë, për banesa e vende pune. Uroj që të dëgjohet thirrja ime që të mos marrin këto vendime pasi e vetmja gjë që do të përfitojnë janë problemet.Nëse aplikuesi në fjalë që ka marrë një përgjigje refuzuese pranon të rikthehet në mënyrë vullnetare sigurisht që nuk do të pasohet nga shtrëngime mbi lëvizjen e tyre në zonën Shengen, por nëse ai nuk pranon, do të merren masa për ta kthyer atë forcërisht. kjo është e lidhur edhe me kosto të caktuara,si shpenzimet e udhëtimit, ndaj do të ketë sanksione si ndalimi i hyrjes. Për fat të keq ne nuk i njohim motivet e këtyre largimeve të Shqiptarëve drejt Gjermanisë. Sigurisht një pjesë e këtyre motiveve ka të bëjë me aktivitetin e papërgjegjshëm të trafikanteve dhe ne e dimë që qeveria shqiptare po bën sa të mundet për menaxhimin e këtij problemi. Ne e dimë që liberalizimi i vizave është një e mirë mjaft e rëndësishme, dhe me këtë raport duhet ndërtuar një raport i përgjegjshëm, duhet trajtuar me përgjegjshmëri. Bashkimi evropian ka parashikuar në strukturat e veta një mekanizëm të caktuar, i cili vetëm në rastin e keq menaxhimit të vizave mund të kërkojë pezullimin e saj. Çështja nëse shqiptarët rrezikojnë prej kësaj të penalizohen në lëvizjen e lirë të zonës Shengen nuk është aktuale. Edhe njëherë dua të përshëndes bashkëpunimin e qeverisë shqiptare e cila po bën gjithçka mundet për ta mbajtur nën kontroll këtë fenomen. Një pikë e rëndësishme në këtë fenomen është fakti që ky fenomen nuk ka prekur vetëm Shqipërinë Duhet përmendur fakti që ky zhvillim nuk ka prekur vetëm Shqipërinë por edhe vende të tjera të rajonit. Shumë azilkërkues kanë ardhur edhe nga vende të tjera të rajonit si Kosova, Maqedonia, Serbia. Kemi të bëjmë me një problem të dimensionit rajonal," - tha Hoffman.
/Shqiptarja.com

VIDEO