Historia e pazakontë/ Vëllai po i mbytej në kanalin e La Manshit në Angli, shqiptari telefonon nga Shqipëria gabimisht policinë amerikane, e shpëton (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë, por me fund të lumtur. Telefonata që u bë gabimisht në Departamentin e Policisë së Doverit, Delauer në SHBA përfundoi me shpëtim jetësh të një grupi emigrantësh që po rrezikoheshin të mbyteshin teksa po kalonin me varkë La Mananshin mes Francës dhe Britanisë, mes tyre dhe të një shqiptari.

Ngjarja mësohet se ka ndoshur muajin e kaluar, 27 gusht.Telefonata në Departamentin e Policisë së Doverit, Delauer në SHBA mbërriti nga Shqipëria.

Telefonata nga Shqipëria
Policja: Po mbytet varka?
Shqiptari: Po 
Policja: A e dini ku ndodhen ata
Shqiptari: Janë nisur nga Kalais ...në Angli
 

 Një qytetar shqiptar që mendonte se po kontaktonte me policinë e qytetit të Dover të Anglisë, ka telefonuar gabimisht Departamentin e Policisë në Dover të Delaëare në SHBA për të kërkuar ndihmë për të shpëtuar vëllanë dhe personat të cilët ishin në rrezik në një gomoni që po fundosej në kanalin e Lamanshit.

"Telefonuesi kishte kryer një kërkim në internet për 'Departamentin e Policisë së Doverit' dhe rezultati i parë i kërkimit në ekran doli të ishte Departamenti i Policisë së Dover, Delaëare," tha efektivja që priti telefonatën

"Ai mendoi se po telefononin Dover, Angli, por ishte i lidhur me agjencinë tonë këtu në Shtetet e Bashkuara”.

Telefonata vijon
Policija: Ku janë ata? Në Delaëare apo jashtë
Shqiptari: Nuk e di saktësisht! Janë në mes të detit mes të Anglisë dhe Francës
Policja: I keni koordinatat?
Shqiptari: Po i kam, ata mi dhanë
Policja: Më jep koordinatat 

Menjëherë policia identifikoi koordinatat dhe brenda 4 minutash  koordinuan njoftimin e agjencive ndërkombëtare duke i mundësuar telefonuesit të kontaktonte më pas me Rojën Bregdetare Franceze.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe ndihmës ndërkombëtare, vëllai i telefonuesit dhe shokët e tij u shpëtuan nga mbytja në La Mansh. Ngjarja thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të gatishmërisë për të ndihmuar në situata emergjente, pavarësisht gabimeve të komunikimit.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Moska bombardon 15 zona kufitare të rajonit Sumy, 2 të vdekur, 9 të plagosur

Lufta në Ukrainë/ Moska bombardon 15 zona kufitare të rajonit Sumy, 2 të vdekur, 9 të plagosur