Britani - Një shqiptar, i cili po kalon pushimet në Britaninë e Madhe është shpëtuar dy herë në vetëm dy ditë nga rojet bregdetare.
Fillimisht, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediet britanike, është shpëtuar pas kaloi dy ditë në det të hapur mbi një dyshek me ajër. Ngjarja ka ndodhur në Kent, të shtunën rreth orës 15:00.
Në fillim u raportua se, bëhej fjalë për një emigrant ilegal nga Shqipëria, por më pas u sqarua se ishte fjala për një shqiptar që thjesht po kalonte pushimet në Britaninë e Madhe.
Shqiptari u largua shumë nga bregu për shkak të zbaticës dhe në këtë mënyrë e ka pasur të vështirë të rikthehet në breg. Pasi u shpëtua, shqiptari u dërgua në polici ku mori këshilla të mëtejshme për sigurinë dhe më pas u lirua. Kurse herën e parë, ai u shpëtua ndërsa po lahej në një vend shkëmbor.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com