Kushtrim Sinani me origjinë shqiptare, ka rënë në prangat e policisë britanike pasi u kap në një fermë kanabisi të njohura tashmë si ‘shtëpi bari’. Para autoriteteve, shqiptari ka rrëfyer historinë e tij, nga puna në minierat shqiptare, të ardhurat e ulëta për familjen dhe vëllain të cilin e ka invalid.
Droga që posedonte shqiptari nëse do të dilte në treg mësohet se ka vlerën e rreth 90 mijë paundëve. Policia gjeti 21 rrënjë në dhomën e pritjes dhe 19 të tjera në dhomën e gjumit përpara, 65 në papafingo dhe 23 rrënjë të tjera gati për t’u kultivuar.
Sinani hedh telefonin në tualet kur policia i troket në derë
Oficerët e policisë trokitën në derën e ndërtesës ku kultivohej kanabisi. Pas pesë minutash dera është hapur nga shqiptari Kushtrim Sinani. Para se të hapte derën Sinani hodhi telefonin në tualet në mënyrë që policia të mos zbulonte lidhjet e tij.
Eksperti i azilkërkuesve, rrëfen historinë e Kushtrim Sinanit
“Ai vjen nga një familje e varfër dhe i di pasojat, që lidhen me deportimin e tij në Shqipëri, ku më parë ai kishte punuar në minierë dhe nuk ia dilte dot të ndihmonte prindërit e moshuar nga të ardhurat që merrte. Ai ka edhe një vëlla invalid, i cili humbi njërën këmbë gjatë një aksidenti në minierë. I pandehuri erdhi në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht, në pjesën e pasme të një kamioni pasi kishte marrë borxh për të hyrë në Angli. Ai u detyrua të punojë në fermën e kanabisit dhe nuk kishte zgjidhje tjetër për shkak të borxhit”, u shpreh Islam Khan, një nga ekspertët mbi azilkërkuesit, trafikun e drogës në gjykatën e Liecesterit.
Sipas raportimeve nga mediat britanike, Kushtrim Sinani u dënua me 27 muaj burg. Shqiptari nuk rezultonte të ishte i dënuar më parë ndërsa kërkoi ndjesë përpara gjykatës dhe deklaroi se ishte i penduar që ishte përfshirë në kultivimin e kanabisit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.6%
-
Jo
62.8%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 481
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dominojnë tregun e kanabisit, Britania fushatë ndërgjegjësimi për shqiptarët, avokati Naim Hasani: Iu premtohet parajsë, por përfundojnë në 'shtëpi bari'
23 Janar, 13:27
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Home Office fushatë për dekurajimin e shqiptarëve që synojnë Britaninë: Do përdoreni si skllevër nga bandat e krimit nëse vini këtu, mund t'iu kushtojë gjithçka
21 Janar, 21:56
-
Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime
19 Janar, 22:58
-
Angli/ Trafikanti i shqiptarëve me kamion, publikon foto duke luajtur golf në Londër! 41- vjeçari rezulton i dënuar në Belgjikë
19 Janar, 11:39
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve
5 Janar, 13:17
-
Dëbora ‘pushton’ Britaninë e Madhe, vonesa në aeroporte dhe stacionet hekurudhore, ngrijnë avionët në pista
5 Janar, 12:24
Ja dhe bujku shqiptar ne UK. Tja fusin nja 10 vjet burg dhe kur te dale nga kutia do te kete harruar edhe emrin e vet.
PërgjigjuNa mbushe mendjen! Te gjithe nga halli kemi emigruar,kemi marre borxh,kemi shitur sende,orendi e shtepi qe te siguronim parate per udhetimin e fillimin e jetese nga 0,por nuk kemi shkuar te punojme per trafikantet dhe kete e them per emigrantet e ligjshem e te paligjshem qe kane ardhur ketej,por ky me shoke duan te kene Porsche,Bentley dhe helikopter brenda 5 min.dhe pa u lodhur e pa u djersitur, si ai toke xanesi para nja dy ditesh qe shiste mend.
Përgjigju