Shqiptari kthehet pa zemër nga spitali në Barcelonë! Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ‘trafikim organesh’! Sekuestrohet kartela mjekësore, nën hetim 4 mjekë spanjollë

TIRANË- Familja e një të riu shqiptar që ka ndërruar jetë në Spanjë është tronditur, pas ekspertizës së bërë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.  Report Tv mëson se atij i mungonte zemra, e për pasojë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për “Shit-blerjen e paligjshme të organeve njerëzore”.

E gjitha nisi pas dyshimeve të vetë familjarëve, pasi panë se në trupin e pajetë të djalit të tyre Saimir Sula, kishte një të çarë në pjesën e zemrës. Dyshimet u shtuan edhe më shumë, kur panë se në kartelën mjekësore të hapur nga spitali spanjoll nuk ishte specifikuar një asnjë rresht të saj se të riut 31 vjeç nga Tirana, i mungonte zemra.

Me mbërritjen e trupit në Tiranë, familja ka kërkuar ekzaminimin mjeko-ligjor të trupit, ku u konfirmuan dyshimet e familjarëve se Sulës i mungonte zemra. Ky rast është referuar në Prokurorinë e Tiranës në 27 maj të vitit 2020, teksa mësohet se u është kërkuar ndihmë edhe nga autoritete spanjolle. Report Tv mëson se këta të fundit, kanë sekuestruar kartelën mjekësore të Sulës dhe kanë vënë nën hetim 4 mjekë. 

Të afërmit dyshojnë gjatë mjekimit në Barcelonë, 33-vjeçarit i është marrë zemra në rrethana dhe arsye ende të paqarta, çka ka bërë Prokurorinë e Tiranës të nisëhetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë. 

B.K./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexuesi: 02/02/2021 23:07

    Për informacion, nuk e di se si bëhet në vende të ndryshme por në SHBA kur mer patentën apo kartën e identitetit (patenta e sigurtë), të pyesin nëse dëshiron të dhurosh organet dhe t'a vendosin bashkë me llojin e gjakut... Plus qe te vendosin emrin në listën e donatorëve... Por në këtë rast, nëse trupi ka ardhur i pa shoqëruar me dokumentet e duhura, zemrën e fatkeqit kushedi kush e ka marrë. Ndonjëherë shenjat e biaturise janë gjë e mire se kuptohet çfarë ka e bere doktorët

    Përgjigju
  • lexuesi: 02/02/2021 22:57

    Lajmi shumë i vjetër, pse publikohet tani?!

    Përgjigju
  • Mjeku ligjor: 02/02/2021 22:46

    Lajmi nuk eshte i qarte e nuk specifikohet shkaku i vdekjes e para kjo e dyta i ndjeri mund te kete vet neshkruar se dhuron organet pas vdekjes ose nje familjar i tij.E treta ishte me letra e siguracione te rregullta a jo?Ndaj duhet specifikuar shkaku i vdekjes ..qe ne lajm mungon.Pasi ne raste te vecanta zemra ne vdekje te tjera truri,zemra dhe melcia mbahen per ekspertize te metejshme nga organet hetimite dhe mjeko-ligjore ndaj duhet specifikuar shkaku i vdekjes.

    Përgjigju
  • Arber: 02/02/2021 21:29

    Keta prokuroret tane nuk gjejn dot Tiret me shoqe qe kan mbytyr dynjane ne cdo instuticion ,do gjejne fajtoret ne Spanje .Ikni ore karagjoze ,jeni mesuar me shantazhe se vetem ate dini te beni ,qenie te deformuara dhe te korruptuar .Vetem drejtesi nuk beni ju qe paguheni me rroga te majme nga ky popull i varfer .Harxhojini ketij cendi edhe ca dieta per deri ne Spanje hani dreka e darka me parat e korrupsionit Barcelones edhe futini nje pushim ceshtjes si gjithmone .

    Përgjigju
  • Tirona: 02/02/2021 21:24

    Ky akt kriminali i bere nga shndetesia Spanjolle duhet te vihet ne vemendjen e shtypit Boteror. Media Shqiptare duhet ta beje e para. Mediat e huaja na e kane nxhire faqen duke botuar gjera te pa verteta , ndersa ne nuk po goxojme te shperndajme dhe ti bejme te ditur opinionit boteror nje krim mosturoz te bere nga shendetesia Spanjolle.....Familjaret e viktimes mos tja lene ne duart te avokateve Ata edhe pse do jete e trishtueshme duhen te marin insiativen qe pjesa e trupit ku eshte nderhyre te postohet ne rrjetet sociale duke akuzuar shendetesine Spanjolle, ku do te kete mundesi ta shohi e gjithe Bota kete krim makaber.Ju te medias ndihmojeni kete familje qe ky krim te mari vemendjen edhe te mediave boterore.....

    Përgjigju
  • labi: 02/02/2021 21:03

    jashte shteti nese nuk je donator organeve te trupit tend automatikisht organet e tuaja kalojne nje njeriu tjetr me nevoje,prandaj nese ploteson listen e organeve per donator dhe nuk do qe organet e tuaja te dhurohen, ato nuk preken,prandaj shume vende e kane kete ligj,duhet ta shikoni mire

    Përgjigju
    • Unë: 02/02/2021 22:29

      Shumë e rëndë për BEnë. Shumë vende kanë një sistem ku duhet të regjistrohesh që të dhurosh organet. Ka dhe shtete si Britania, ku së fundi (2 vitet e fundit) nënshtetasit e vet ose ato që janë të regjistruar në shëndetësinë kombëtare duhet të çregjistrohen nëse nuk duan të dhurojnë organet e tyre pas vdekjes. E theksoj, duhet të çregjistrohesh se përndryshe quhet sikur je dakord. vjedhje organesh!

    • labi: 02/02/2021 22:07

      Avi nese se ke emrin te formati i regjistruar je automatisht donator,prandaj hyj ne format plotesoji se nuk dua te jem donator,nuk preken organet,pyet mire se edhe anglia eshte ashtu,

    • Avi: 02/02/2021 21:37

      E ke gabim eshte e kunderta. Ne Angli duhet te plotesosh forma qe te behesh donator te organeve ne rast vdekje te papeitur. Kjo qe thua ti, nuke e di se ku aplikohet

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë