Një 21-vjeçar shqiptar i identifikuar si Ron Domi është në arrati për përdhunimin e dyshuar të një vajze adoleshente mund të jetë në veri të Londrës. Teksa cilësohet si një ndër 5 më të kërkuarit në Britani për shkak të një sulmi seksual, ofrohen edhe para në këmbim të informacionit për të.
Policia e Bedforshire ka bërë apel për dëshmitarët që mund të të kenë parë se çfarë ka ndodhur, duke ofruar shpërblimin deri në 5 mijë paund.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 23 tetor të vitit të kaluar, në zonën Bramingham Woods ndërsa i riu është ende në liri.
Sic shkruajnë mediat britanike, Domi ka lidhje me Edmonton dhe zona të tjera në veri të Londrës. Ai gjithashtu thuhet se ka lidhje të forta me Shqipërinë.
Ron Domi përshkruhet se ka trup të dobët, me flokë të errët të drejtë dhe me mjekër. Domi besohet të njihet gjithashtu me pseudonimin Alex Brussels. Krahas tij në ‘pesë më të kërkuarit’ janë të tjerë të akuzuar për vrasje, tentativë përdhunimi, shpërndarje droge në shkallë të gjerë dhe pastrim parash.
Drejtori i operacioneve të Crimestoppers, Mick Duthie tha: “Këta individë të kërkuar kanë arritur t'i shmangen drejtësisë për një kohë të gjatë. Janë rrezik dhe duhen gjetur. Këta të arratisur mund të jetojnë ose fshihen pranë jush, kështu që nëse njihni ndonjë prej tyre, ju lutemi na kontaktoni urgjentisht. Nëse jeni të interesuar për një shpërblim deri në 5,000 £, kërkoni një kod unik shpërblimi kur të kontaktoni bamirësinë tonë."
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Veriu i Kosovës, a duhet që Kurti të pranojë kërkesat e SHBA-BE?
-
PO
68%
-
JO
24.9%
-
NUK E DI
7.1%
Vota total: 466
Lajme të tjera
-
Vrasja e Ardian Nikulaj në Shëngjjn, ekstradimi i britanikëve vendoset në nëntor
8 Qershor, 16:02
-
Deputetja britanike fjalim në parlament: Kosova nuk është Serbi! Dhuna u orkestrua nga Beogradi, po dështohet vendosja e masave ndaj Serbisë
5 Qershor, 22:03
-
Vala e krimit të emigrantëve shqiptarë në Britani, media britanike: 80 të arrestuar në 4 muajt e këtij viti
30 Maj, 11:41
-
Përplaset makina drejt portave të zyrës dhe rezidencës së Kryeministrit britanik, prangoset një person
25 Maj, 18:54
-
Emigrantët e paligjshëm, Rishi Sunak: Do e luftojmë përmes marrëveshjeve të reja me Shqipërinë e Francën! Po punojmë edhe me BE
23 Maj, 14:20
-
Drejtonte një shtëpi publike që vizitohej nga emra të njohur, 25-vjecari shqiptar i shpëton dëbimit nga Britania! Gjykata: Kodra, i zgjuar dhe punëtor
22 Maj, 10:16
-
Lufta në Ukrainë/ Shpërthime të forta në Kiev, alarm në të gjithë vendin! Franca dhe Britania e Madhe do të trajnojnë pilotët ukrainas
16 Maj, 08:27
-
Londra rrit sigurinë për kurorëzimin e mbretit Charles III! Dhjetëra oficerë të veshur si ‘civilë’ do të vendosen mes turmave të njerëzve
3 Maj, 22:43
-
Tentoi të fuste 4 shqiptarë me avion privat në Britani, dënohet piloti dhe 2 bashkëpunëtorët! Batuta: Unë zakonisht arrestohem për drogë
29 Prill, 21:09
-
Nuk morën azil, për 5 muaj, kthehen në atdhe 1000 shqiptarë nga Britania e Madhe! Shtohet numri i kthimeve vullnetare
25 Prill, 15:52
-
Test kombëtar në Britaninë e Madhe, të nesërmen alarmet do të bien në të gjithë telefonat në të njëjtën orë
22 Prill, 21:15
-
SHBA dhe Britania e Madhe sanksionojnë tregtarin e diamanteve që financonte Hezbollahun
19 Prill, 08:35