Një vjedhje banese në një fshat të Villamagna ka alarmuar karabinierët të cilët menjëherë janë nisur në kërkim të autorit.
Brenda pak minutash patrulla e karabinierëve bie në gjurmët e hajdutit shqiptar në Pescara, i cili nis të udhëtojë me 200 km në orë në momentin që pikasi policinë.
Një ndjekje si nëpër filma, e cila përfundoi me të shtëna armësh. Karabinierët u detyruan që të qëllonin gomat e makinës me pistoletë, në mënyrë që shqiptari të ndalonte.
Plumbat shpojnë gomat e makinës së vjedhur dhe ajo përfundon duke u përplasur pas një muri çementoje.
Është kyskenari sipas mediave italiane, i arrestimit të një 30 vjeçari shqiptar, rezident në Montesilvano. Bëhet fjalë për Pashk Pirolin, ndërsa në automjetin e tij policia gjeti dhe 600 euro, një televizor si dhe një qese me objekte ari.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për të zbardhur lidhjen e Pirolit me bashkëpunëtorë të tjerë.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com