Menaxheri i një fabrike mobiliesh, i cili bëri karrigen ku u ul Papa Françesku gjatë vizitës në Shqipëri në muajin shtator ka refuzuar ta shesë atë. Karrigia e bërë nga Tonin Alia është prej druri dhe ka një veshje ngjyrë ari. Ajo shërbeu për Papën gjatë vizitës 1-ditore në Tiranë.
“Priftërinjtë e kërkojnë dhe e kërkojnë”, thotë Alia, i cili në total bëri 1 500 karrige për vizitën e Papës në Kishën Katolike në kryeqytet. “Nuk do ta shes”, shprehet ai për “Catholic News Service”.
Alia thotë se ka një rritje të shitjeve në biznesin e tij që prej eventit me Papën. “Mendoj se është e lidhur. Kanë ndryshuar shumë gjera. Kemi më shumë shitje dhe më shumë vizitorë, si dhe shumë zyrtarë qeverie dhe ambasadorë”, shprehet 59-vjeçari. “Ndihem i nderuar dhe i bekuar.”

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com