Shqiptari përplaset ashpër me serbin, kaos në ndeshjen e superligës në Kroaci (VIDEO)

Shqiptari përplaset ashpër me serbin, kaos në ndeshjen e superligës në Kroaci (VIDEO)

Sherri mes futbollistëve

Një përplasje e ashpër mes një futbollisti shqiptar dhe serbe ka ndodhur sot në një ndeshje të kampionatit kroat.

Emir Sahiti përveçse shënoi golin e parë për Hajduk Split përballë Istra-s, në triumfin 0-2 në transfertë të ekipit të tij, mori vëmendjen pas një episodi të ndodhur në minutën e 27-të.

Sulmuesi shqiptar pas një kontakti me lojtarin serb, Mladen Devetak, u përplas edhe fizikisht me të.

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara në facebook, në këtë incident gjatë sfidës u përfshinë edhe futbollistë të tjerë, si Ante Erceg dhe Marko Livaja, që është kapiteni i Hajdukut.

Sahiti dhe Devetak ia hodhën paq nga kaosi që krijuan në fushë dhe situata u qetësua nga arbitri, por i vetmi që e pësoi ishte Livaja që u ndëshkua me karton të verdhë.

Tensione dhe përplasje pati edhe pas sfidës, ku disa tifozë janë përleshur me sigurimin.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës