TIRANE- Një shqiptar i cili ishte plagosur në këmbë ka prenotuar një ambulancë private për tu larguar nga Shqipëria për mjekim më të specializuar në spitalin e Peruxhias në Itali. Historia ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane të cilat shtojnë se për këtë cështje ka nisur dhe një hetim.
Djaloshi, të cilit nuk i bëhet i ditur emri (mediat italiane kanë 2 versione për moshën, diku thuhet 42 vjeç, diku 20 vjeç), ishte plagosur me 3 plumba pistolete në këmbë gjatë një zënke të ndodhur në një lokal të qytetit të Durrësit. Ai ka dashur të operohej në Itali, dhe për këtë ka prenotuar një autoambulancë e cila nga spitali i Durrësit ku ishte shtruar e ka transportuar në Peruxhia, nëpërmjet portit të Durrësit, drejt Barit.
HETIMET
Hetimet kanë nisur menjëherë pasi është informuar se në urgjencën e spitalit të Peruxhias ka mbërritur një shqiptar i plagosur. Ai ishte një punëtor, me dokumente të rregullta që punonte në Siena. Karabinierët kanë sekuestruar një nga plumbat që kishin mbetur në këmbë dhe kanë informuar autoritetet shqiptare nëpërmjet interpolit, shkruan “la Nacione” online. Sipas medias italiane plumbi i nxjerrë nga gjuri i djathtë është i kalibrit 9 mm.
POLICIA E DURRESIT: S'KEMI DIJENI
Nga hetimet bëhet e ditur se plagosja mund të ketë ndodhur disa ditë më parë. Ndërkohë që emigranti ka thënë se ka mbetur viktimë e një plagosje të ndodhur më datën 20 Dhjetor në Durrës pas një grindje. Ai ka rrëfyer se fillimisht ka marrë ndihmën e parë mjekësore në një spital të Durrësit, por të nesërmen duke mos u ndjerë i sigurt ka vendosur të zhvendosej në Itali duke prenotuar dhe një ambulancë private që e ka transportuar drejt shtetit fqinj, më 22 dhjetor. Të kontaktuar nga korrespondenti i Tv A1 Report, Artur Korriku, zyrtarët e policisë së Durrësit janë shprehur se nuk kanë patur asnjë lloj informacioni për ndonjë plagosje me armë zjarri të ndodhur në Durrës më datën 20 Dhjetor. "Çdo ngjarje kriminale e skeduar prej nesh pasqyrohet pa kushte në komunikatën operative ditore të poloicisë. Sapo kontrolluam të dhënat e komunikatës operative për datën 20 Dhjetor dhe mund t'iu sigurojmë se nuk ka asnjë ngjarje të tillë të regjistruar prej nesh. Sigurisht që mund të jetë një ngjarje e cila na ka shpëtuar por gjithsesi policia do të vlerësoje informatat e dala nga media italiane dhe do të nisë verifikimet për këto informacione", - thanë burimet policore nga Drejtoria e Policisë së Durrësit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com