37-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua për vdekje me një plumb pistolete nga mekaniku italian 54-vjeçar Carlo Diana, ndërroi jetë si pasojë e humjes së gjakut.
Ky është rezultati i autopsisë së kryer në institutin e mjkësisë ligjore në Caserta të Italisë, raportojnë mediat italiane.
Mjeku që kreu autopsinë tha se shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik ende, u plagos në qafë nga plumbi i pistoletës kalibër 7,65 më të cilën u qëllua nga Diana.
Rezultati i autopsisë përputhet edhe me dinamikën e ngjarjes që ka rrëfyer bashkëshortja e mekanikut, dhe që u pranua më pas edhe nga 54-vjeçari, i cili po hetohet nga prokuroria për akuzën e abuzimit me mbrojtjen e ligjshme.
Bashkëshortja e 54-vjeçarit tha se shqiptari, pasi u qëllua nga bashkëshorti i saj që hapi zjarri nga dritarja e banesës, doli nga “Audi” duke thënë: “Pse më qëllon?”
Më tej, siç ishte i plagosur, ai hipi bë automjetin e dy bashkëpunëtorëve të tjerë. Të tre u larguan, por më pas 37-vjeçari u gjet i pajetë para spitalit të Aversa-s.
Në ditë pas ngjarjes, mijëra persona kanë shprehur mbështetje për mekanikun, madje u organizua edhe një protestë para shtëpis së tij, në shenjë solidariteti.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com