Shqiptarët në mediat e huaja në të shumtën e rasteve janë trajtuar për çështje të emigracionit, si azilantë, për thyerja të rregullave në vendet ku kanë shkuar, por nuk është gjithmonë e njëjtë faqja e historisë.

Një shqiptar ka zgjedhur të bëjë një gjë tjetër duku iu shmangur zgjedhjes së azilit, por ai i ka hyrë rrugës së biznesit.

Shqiptari Gjergj Dollani, ka hapur biznesin e tij shumë afër Shtëpisë së Bardhë, kjo strategji e tij po konsiderohet si një histori suksesi dhe shembull frymëzimi për të gjithë shqiptarët.
Në të kaluarën e tij ai ka punuar për kompani të mëdha të ëmbëlsirave në disa vende të tjera të botës.

Eksperienca e tij prej shumë vitesh dhe vendosmëria për të punuar tashmë po korrë një sukses të madh shumë pranë zyrës së Presidenti të Amerikës, Donald Trump.
 
Shqiptari Gjergj Dollani ka hapur një kafe-butik çokollate, i cili është një muze në miniaturë çokollatash, por përveç kësaj ai po përpiqet që t’i shtojë kafes shijen e tyre dhe dita ditës biznesi i tij po konsolidohet dhe do të jetë  një shembull për të gjithë emigrantët  shqiptar, por jo vetëm.
 
Shqiptari Gjergj Dollani ka folur për Zërin e Amerikës dhe ka treguar mënyrën se si ka arritur të ndërtojë një biznes të tillë: