BRESCIA – Emrin e tij shumë pak njerëz e dinë, por famën për duart e arta e njohin të gjithë. Zoti Domi (kështu e njohin në të gjithë qytetin) mbërriti 20 vjet më parë me gomone në Itali, dhe pas kaq vitesh ai është një prej prodhuesve më të njohur të këpucëve në Itali.
Bujar Domi, që prej vitit 2001 vendosi të hapë dyqanin e tij ku këpucët përgatiten më dorë, një stil ky tashmë i harruar në ditët e sotme. Ai ka rrëfyer për gazetën “Corriere della Sera” disa prej të fshehtave të tij, por nuk pranon kurrësesi të tregojë cilët janë klientët vip, sepse të tilla ka shumë në dyaqnin e tij.
“Unë vijnë VIP-at, futbollistë të kategorisë A, biznesmenë, por jeni e cmendur nëse prisni që t’ju jap emra”, i thotë Bujar Domi gazetares.

SEKRETET E KËPUCËVE TË QYTETIT
“Numri më i madh i këmbës në Brescia?
49, një njeri gjigand”
“PO numri më i vogël?
32, thotë Bujari. Mendja të shkon tek Hirushja, por ai mohon. Në fakt është një njeri trupshkurtër, tregtar me emër.
Po këpuca më e veçnatë?
“Një këpucë dekolte me mbishkrimin “Gjithmonë 64. Është dhuratë e një artisit për “zjarrin” e zemrës së tij”, përfundon Bujari dhe prapë e mban gojën të mbyllur për emrat konkretë.

(aq/shqiptarja.com)