Shqiptari shtyp barrikaduesin se

Shqiptari shtyp barrikaduesin se
Dy shqiptarë po mbahen në stacionin policor në Zubin Potok, pasi në ikje nga serbët e barrikadave të kësaj komune kanë goditur një qytetar serb, të cilit i kanë shkaktuar lëndime si dhe kanë goditur një veturë tjetër. Serbi i lënduar D.R, 25 vjeç, pas trajtimit mjekësor është lëshuar në shtëpi.
Sipas policisë, dy qytetarë nga komuna e Vushtrrisë kishin shkuar me veturë civile në Zubin Potok .
 
Por, gjatë kthimit në fshatin Zupç, ata hasën në barrikadat e serbëve lokal që mbajnë roje me turne dhe ngasësi i veturës nga frika nuk është ndaluar, por ka tentuar të ikë dhe me këtë rast serbët e kanë zënë atë dhe e kanë rrahur. 
Hetimet rreth këtij rasti po vazhdojnë.
Këto komuna janë të kontrolluara nga strukturat paralele serbe dhe mbahen te bllokuara me barrikada rëre, drunjë, beton dhe tela xhemborë.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)