Grindja për shkak të divorcit për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi në një familje shqiptare në Itali.
 
Një çift shqiptar 41 dhe 40-vjeç me tre fëmijë ishin në prag të divorcit, por burri nuk pranonte.
 
Pas një sherri të fortë, 41-vjeçari shqiptar ka dalë nga banesa dhe është rikthyer me një shishe benzinë.
 
Shqiptari ka spërkatur me benzinë gruan dhe i vendosi zjarrin, por flakët përfshinë edhe 41-vjeçarin.
 
Në momentin që janë përfshirë nga flakët, të dy janë hedhur nga ballkoni i banesës që ndodhej në katin e dytë.
 
Çifti shqiptar pas lajmërimit nga banorët e zonës është transportuar me ambulancë në spital, ndërsa sipas medieve italiane, bazuar nga burimet nga spitali, gjendja është e rëndë, pasi kanë shumë plagë në trup.
 
Çifti banon në Milano, ndërsa sipas policisë burri e dhunonte prej kohësh gruan, ndërsa kjo e fundit nuk e kishte denoncuar asnjëherë në polici, por i kishte kërkuar divorcin.


dy.b/shqiptarja.com