Shqiptari tregon momentet e tmerrit kur autobusi ra nga mbikalimi në Itali: Askush nuk më ndihmoi, nëse do ndodhte, të tjerë do të ishin shpëtuar

Një shqiptar ka qenë dëshmitar i aksientit tragjik të ndodhur të martën e 3 tetorit 2023 në Mestre të Venecias në Itali, ku një autobus ra nga mbikalimi dhe përfundoi mbi linjën hekurudhore në Mestre duke shkaktuar 21 të vdekur.

Bujar Bucaj i cili është pronar i një lokali në atë zonë ka parë të gjithë skenën nga vendi ku punonte dhe menjëherë ka shkuar për të dhënë ndihmën e parë

Në një intervistë për Tcgom24 trengon momentet e tmerrit.

“Po punoja në restorantin tim që është përballë hekururdhës. Nga vetrata e lokalit pashë autobusin që u rrëzua. Kur pashë tymin e madh vrapova. Kalova shinat e hekururdhës dhe shkova atje. Pashë autobusin e rrëzuar dhe kishte njerëz që bërtisnin’

Bujari tregon se u përpoq të ndihmonte por nuk pati mbështetje nga persona të tjerë që shihnin dhe bënin foto ose telefononin urgjencën duke pritur ardhjen e tyre.

‘Meqë vij nga një vend ku kam jetuar luftën e di çdo të thotë kur njerëzi janë në vështirësi. Vrapova vetëm. Kishte makina të tjera, ndalonin por askush nuk vinte të më ndihmonte. Unë kërkoja ndihmë.

Ai tregon se kishte arritur të nxirrte një vajzë nga autobusi

Ishte një vajzë të cilën arrita ta largoja. Më pas dolën 3 persona nga autobusi por nuk di si ia bënë. Ishte një vajzë 16 vjeçe, një djalë 20 vjeçar dhe një 40 vjeçar. Këto kanë arritur të dalin para se të vinte policia. ” tregon ai.

Thotë se ka arritur të shpëtojë dhe vëllain e vajzës. Tregon se ka kërkuar ndihmë por askush nuk i është përgjigjur.

"Vëlla e motër. Vajza ishte jo më shumë se 3 vjeçe ndërsa vëllai ishte gati 10 vjeç. Kërkonin të ëmën. Unë më pas u panikosa pasi isha i vetëm në mes të atij tymi. Më pas ndodhi dhe zjarri. Kërkova ndihmë. Lart kishte njerëz që filmonin. 

 Bujari tregon se 12 minuta pas aksidentit ka ardhur një patrullë policie dhe më pas erdhën dhe zjarrfikësit, ndërsa dy vegjlit e shpëtuar nga ai janë shtruar në spital.

Përpiqet të tregojë çfarë ka parë nga ai aksident tragjik.

“Restoranti im ka një vetratë të madhe xhami. Po shikoja trafikun kur pashë diçka që u rrëzua. Mendova se u rrëzua një urë, pasi shkaktoi një tym shumë të madh”thotë Bujar Bucaj hedh poshtë tezën se autobusi është përfshirë nga flakët përpara se të rrëzohej.

“Unë nuk kam parë flake në momentin e parë. Zjarri shpërtheu pas 8 – 10 minutash” tregon ai

 Aksident i rëndë u mori jetën 21 personave, mes tyre 3 fëmijë. Ndërkohë 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ku 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Prefekti i Venecias, Michele di Bari bëri të ditur se janë identifikuar të gjithë viktimat e aksidentit. Bëhet fjalë për 21 viktima: nëntë shtetas ukrainas, katër rumunë, tre gjermanë, një italian (shofer), një kroat, dy portugez dhe një afrikano-jugor.

Mes tyre ishte edhe një çift i sapomartuar kroat. Antonela Perkoviç dhe Marco Bakoviç, u martuan vetëm 20 ditë më parë. Antonela, 24 vjeçe, ndërroi jetë nga aksidenti tragjik, ndërsa Marko ndodhet në spital.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drini: 05/10/2023 02:00

    Bravo Bujar- je heroi i dites ne Itali Epo heronjte nuk kane brire- Jane njerez si ty. Zoti ta shperblefte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral