Zbardhen detaje të reja në lidhje me lirimin shqiptarit, të arrestuar me 92 kilogramë kokainë me një vlerë prej 18 milionë eurosh. Shqiptari, me inicialet M. A. Rreth te 40-tave, kishte thënë në gjykatë se nuk e njihte gjuhën italiane.

Në këto kushte gjykata nuk kishte marrë një përkthyes të ligjëruar, me shumë mundësi nuk kishte, por përkthimin ja kishte besuar një shqiptari tjetër i cili vuante një dënim me burg. Gjatë seancës së masës së sigurisë, përkthyesi duket se ka qenë në krahun e shqiptarit.

Kështu Gjykata e Bolzanos ka vendosur lirimin e 42-vjeçarit, i cili duke përfituar nga liria e papritur ja ka mbathur nga Italia.