SAVONA - Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, shqiptarët e vjedhin energjinë elektrike. Por ndryshimi qëndron në Itali, policia të denoncon në prokurori dhe të çon menjëherë për ndjekje penale.
Kjo i ka ndodhur një emigranti shqiptar 30 vjeç, në Savona të Italisë. Ai është vënë nën akuzë për “vjedhje të energjisë elektrike”.
Policia ka ndërhyrë, pas kërkesës që ka bërë një nga kompanitë që shpëndante energjinë elektrike në zonë, shkruan media italiane e cila nuk bën publike emrin e shqiptarit.
Në denoncimin e bërë, thuhet se në një banesë ishin lëvizur çelsat e mbylljes së matësit të energjisë elektrike dhe të gazit, të vënë disa vite më parë nga e njëjta shoqëri kur shtëpia banohej nga persona të tjerë.
Me të zbuluar mashtrimin, kompania ka identifikuar dhe denoncuar emigrantin shqiptar.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com