Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha sjell jo një, por dy bashkëpunime, me dy prej emrave njohur të muzikës botërore.  

25- vjeçarja ka realizuar dy këngë, njërën në bashkëpunim me David Guetta-n dhe tjetrën me Pitbull.

bebe rexha

Këto projekte do të jenë pjesë e albumeve të këtyre dy artistëve të cilat pritet të dalin në treg këtë javë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me origjinë nga Dibra, e cila po zhvillon karrierën e saj në SHBA.

Të dy këto bashkëpunime aktualisht kanë dalë në versionin audio.
Marrë nga numri i sotëm i gazetës së printuar “Shqiptarja.com”
Redaksia Online