Shqiptarja.com kalon
edhe Panoramën online

Shqiptarja.com kalon<br />edhe Panoramën online
TIRANE- E përditshmja kombëtare më e re në tregun e mediave shqiptare Shqiptarja.com kalon në klasifikimin e mediave online edhe gazetën e përditshme kombëtare Panorama.

Në website-n e klasifikimeve www.alexa.com ku çdokush mund të verifikojë renditjen online të websiteve, www.shqiptarja.com është në vendin e 20 duke lënë në vendin e 21 gazetën Panorama dhe në vendin e 22 Gazetën Shekulli dhe shumë të përditshme të tjera shqiptare të cilat ndodhen prej shumë vitesh në web.

Gara e ngjitjes në klasifikimin në web është shumë e vështirë, por duket se lexuesit e shqiptarja.com, kanë ndjekur menjëherë dhe kanë gjetur në web shkrimet e stafit profesional që u shkëput nga Gazeta Shqiptare dhe News24 pas shitjes së grupit mediatik disa biznesmenëve.
(am/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë