Shqiptarja.com “çeli” debatin mes
PR opozitës dhe mazhorancës
Gazeta Shqiptarja.com publikoi pak ditë më parë kërkesën që Partia Republikane kishte depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për përfaqësimin e saj në rang komisionerësh.
Gazeta Shqiptarja.com publikoi pak ditë më parë kërkesën që Partia Republikane kishte depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për përfaqësimin e saj në rang komisionerësh. Menjëherë pas dorëheqjes së LSI si parti në koalicionin e djathtë, tashmë partia e dytë më e madhe në mazhorancë, ajo Republikane ka bërë kërkesë pranë
KQZ për përfaqësimin e kësaj partie në komisionet zonale si dhe në ato të qendrave të votimit.
Kjo kërkesë është depozituar, që në ditën e largimit të LSI nga koalicioni i djathtë. “Menjëherë pas dorëheqjes së LSI nga kolalicioni i djathtë, ne depozituam në kQZ një kërkesë, ku kërkojmë përfaqësimin tonë në komisionet që janë në varësi të këtij komisioni dhe që ka të përcaktuar dhe Kodi Zgjedhor.
Kërkojmë që në bazë të këtij kodi të zbatohet ligji përsa i takon përfaqësimit tonë në të gjitha nivelet e komisioneve zgjedhore. Presim një vendim nga ky institucion”, do të shprehej në një shkrim të datës 6 prill sekretari i Përgjgithshëm i Partisë Republikane, Arjan Madhi.
Ndërkohë që ende kjo çështje nuk ka marrë një shqyrtim nga ana e KQZ. Por nga ana tjetër kjo do të sillte dhe zvendësimin e komisionerëve të propozuar nga partia e dytë e madhe në opozitë, pas PS, PBDNJ. Në të njëjtën kohë Madhi nuk përjashtoi mundësinë se PR do të kërkonte edhe përfaqësimin në KQZ.
Me kalimin e LSI me të majtën, tashmë ajo konsiderohet si partia e dytë më e madhe në opozitë pas PS, çka i jep asaj që të ketë dhe ajo të drejtën e përfaqësimit në komisionet zonale dhe qendrave të votimit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
73%
-
Jo
23.9%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 740
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55