Shqiptarja.com lind gazeta që
Respekton fjalën dhe të vërtetën
Tregut të mediave shqiptare që nga 4 nëntori iu shtohet një e përditshme e re me emrin tradicional dhe modern njëkohësisht Shqiptarja.com. Gazeta është ndërtuar në një koncept interesant dhe shumë të veçantë krahasuar me gazetat e tjera.
Tregut të mediave shqiptare që nga 4 nëntori iu shtohet një e përditshme e re me emrin tradicional dhe modern njëkohësisht Shqiptarja.com. Gazeta është ndërtuar në një koncept interesant dhe shumë të veçantë krahasuar me gazetat e tjera. Ideatorët synojnë t’i japin rëndësi fjalës dhe seriozitetit të ngjarjeve. Në fakt, faqosja e kësaj gazete është zgjedhur e thjeshtë dhe pa ndërlikime grafike duke synuar që lexuesit t’i tërhiqet më shumë vëmendja nga përmbajtja se nga truket grafike.
Ndryshimi me gazetat e tjera është që në faqen e parë, ku nuk është e ngjashme me asnjërën: Shkrimet dhe analizat nisin që këtu duke shmangur që faqja e parë të jetë vetëm një kopertinë, përkundrazi, bëhet një ftesë për lexim që në fillim. Në prezantimin e gazetës dhe të ëebsite me të njëjtin emër lexohet: “Shqiptarja.com lind si nismë e një grupi gazetarësh, operatorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët u bashkuan rreth një qëllimi: Të krijojnë në Shqipëri një grup editorial të pavarur nga çdo parti, në të cilin, rregullat profesionale dhe deontologjike të informacionit mbizotërojnë mbi luftërat politike dhe interesate palëve.
Pjesa më e madhe e protagonistëve të kësaj sfide editoriale, u lind dhe u rrit profesionalisht te “Gazeta Shqiptare”, "Balkanweb" dhe "News24", grupi editorial që prej 18 vjetësh kryente aktivitet në Shqipëri, ishte pikë referimi për opinionin publik, kombëtar dhe ndërkombëtar falë besueshmërisë, autoritetit dhe pavarësisë. “
Në staf bien sy emrat e gazetarëve me eksperiencë si Alba Malltezi, Anila Basha, Arben Rrozhani, Genc Kondi, Admirina Peçi, Poli Hoxha etj. , të cilët synojnë të sjellin te lexuesi shqiptar shpjegimin profesional të lajmeve dhe të ngjarjeve që ndodhin në vend.
Vetëm kuota të vogla aksionesh (do të mund t’u lëshohen eksponentëve të botës së biznesit, me kushtin që të ndajnë me ortakët themelues principet frymezuese.
Udhëheqëse e këtij projekti është shoqëria "Free & Fair Media Group" (FFM Group). Në statutin e shoqërisë përcaktohet se objektiv i Grupit është “formimi dhe rritja profesionale e gazetarëve sipas principeve të shprehjes së lirë dhe të pavarur”. Grupi është ndërtuar në një dimension multimedial.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3187
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35