TIRANE - Edhe këtë 1 tetor dhe përgjatë gjithë muajit, Shqiptarja.com ka vendosur fjongon rozë në krye të faqes kryesore. Eshtë bërë tashmë një traditë, - përvit ka pasur rezultate të jashtëzakonshme për të kujtuar nënat dhe gratë të kujdesen për shëndetin e tyre, - që grupi mediatik të sensibilizojë institucionet për shërbimet që duhet të ofrojnë.

Gratë dhe nënat shqiptare, gjithnjë të impenjuara në shërbim të familjarëve, ndodh të lënë pas dore kontrollet për shëndetin e tyre duke bërë që sëmundje si kanceri i gjirit dhe i qafës së mitrës, të kapen në një fazë të avancuar, atëherë kur shërbimet mjekësore për kurim janë pak efikase.

Media, e cila luan edhe rolin e ndërgjegjësimit, është një orë me alarm për të kujtuar pikërisht disa kontrolle rutinë që përmes ekografisë, mamografisë, ndihmojnë për të pasur nën kontroll shëndetin.

Shkrime të ndryshme, intervista, mendime të specialistëve dhe histori të grave që janë shëruar, do të publikohen në faqet e Shqiptarja.com

shqiptarja.com kanceri i gjirit

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)