Shqiptarja e vrarë në Amsterdam u
trafikua për prostitucion, 2 në kërkim

Shqiptarja e vrarë në Amsterdam u<br />trafikua për prostitucion, 2 në kërkim
Policia e Elbasanit ka konfirmuar sot zyrtarisht se gruaja që u vra në kryeqytetin holandez Amsterdam në vititn 1997, është Zyra Hida.

Gjithashtu, bëhet me dije se policia po punon për kapjen e SH.M dhe G.S, të dy banues në Elbasan. Ndaj tyre, janë referuar materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i personave”. 

Sipas policisë, nga viti 1995 deri në vitin 1997, viktima ishte trafikuar drejt Italisë dhe më pas në Hollandë me qëllim shfrytëzimin e saj për prostitucion.

Gruaja "u identifikua nga familjarët si Zyra Hida, e datëlindjes 1966, banuese në Elbasan, e larguar nga banesa në vitin 1995", bëjnë me dije burime zyrtare.

Një ditë më parë, i vëllai i viktimës, Altin Hida tha për Report TV se në në vitin 1996, ka pasur disa telefonata nga e motra, por pas atij viti, nuk e kanë dëgjuar më dhe as nuk e dinin se kishte shkuar në Amsterdam.

Rreth 20 vite pasi Zyra Hida u gjet e vdekur në një nga sheshet qendrore të Amsterdamit, Kolumbusplein, një grup gazetarësh të emisionit “Varr pa emër” të televizionit SBS 6 në Hollandë, u vunë në gjurmët e shqiptares. Ata kërkuan ndihmën e televizioneve shqiptare për ta publikuar foton e vajzës, pasi u gjet e vrarë.

Personi me emrin “Titi”
Po kush e trafikoi Zyra Hidën, kush ishte tutori i saj dhe kush janë vrasësit. Këto pyetje pritet të marrin përgjigje jo vetëm për hetuesët, por edhe për familjarët e viktimës. Cili është “Titi” që kujdesej për Zyra Hidën, kur ajo bënte prostitutën në Romë dhe Hollandë. Policia dhe Prokuroria e Elbasanit janë vënë në lëvizje për të zbardhur të vërtetën e trafikimit dhe të vrasjes së gruas nga Elbasani. Dosja e mbyllur në 1997 do të hapet sërish pasi sipas burimeve policore, tashmë ekzistojnë prova filmike, shkresore dhe dëshmi që mund të ndihmojnë hetuesit të gjejnë autorët e ngjarjes.

Nga dëshmia e motrës së viktimës, Xhuljeta Hide, një person me pseudonimin “Titi” duket se është hallka kyçe për të zbardhur atë që ka ndodhur. Disa nga emrat janë përmendur nga familjarët, disa fakte i sollën gazetarët hollandezë, foto dhe të dhëna shtesë duket se janë të mjaftueshme për të rinisur çështjen kryesisht. Burime policore bënë me dije se do të merren në pyetje familjarët e së ndjerës për të sqaruar edhe njëherë rrethanat e largimit nga shtëpia.

Me cilin iku, cili ishte personi që u “kujdes” në Romë. Kush mund ta ketë trafikuar në Hollandë etj. Prej 19 vitesh kjo ngjarje ishte harruar edhe për faktin se vetë familjarët kanë shpresuar se Zyra Hida mund të ishte gjallë.Ajo është vrarë në vitin 1997 në Amsterdam të Hollandës, ku punonte si prostitutë.

Investigimi i gazetarit
Kees Vanderspekm gazetar në televizionin “SBS 6” Holandë që ka investiguar rastin ka treguar se:“E vetmja gjë që dihet është se është nga Shqipëria dhe kjo doli nga hetimet, pasi një vajzë që e kishte parë edhe më parë viktimën, kishte dëgjuar se ajo fliste shqip. Sipas autopsisë vajza rezulton së ka një ndërhyrje kirurgjikale në bark dhe ajo mund të ketë lindur 1 ose dy fëmijë”.Emisioni ka zbuluar se ajo kishte qëndruar më parë në Itali, ku kishte dhënë dy herë shenjat e gishtërinjve, me identitete të ndryshme.“Sipas Europolit rezulton se në vitin 1996, një vit përpara se të vritej në Amsterdam, vajza ishte arrestuar dy herë në Itali dhe atje ne besojmë se ka dhënë dy emra të rremë, nuk e dimë.

Ajo është paraqitur me emrat Hilda Dhimitra, dhe njëherë me emrin e babait Astrit dhe një herë tjetër me emrin Ndriçim”-ka treguar gazetari holandez.“Kemi disa të dhëna se ajo mund të jetë nga Elbasani, pasi një tjetër vajzë që punonte në një bar në Amsterdam kishte folur tre ditë përpara se ajo të vritej dhe kishte thënë se ishte nga Elbasani. Dyshohet gjithashtu se ajo mund të jetë vajza e një familje nga Kamza. Të afërmve u janë marrë analiza për t’i krahasuar me AND–në e saj"-ka deklaruar gazetari. Dy tatuazhe, njëri në krahun e majtë dhe tjetri në krahun e djathtë janë dy prej shenjave dalluese të viktimës. Foto ndoshta ndihmon të afërmit për ta identifikuar atë.
 
Ndryshimet në Prokurorinë e Përgjithshme
Dekriminalizimi, ja 2 prokurorët dhe 1 oficer gjurmojnë krimet e zyrtarëve
Kryeprokurori Llalla, ka zgjedhur stafin e strukturës të dekriminalizimit që është ngritur së fundi në Prokurorinë e Përgjithshme, për të verifikuar pastërtinë e vigurave politike dhe të punësuarve në administratën e lartë shtetërore. Në krye të kësaj strukture, mësohet se do jetë prokurori Alfred Progonati. Ky i fundit bashkë me prokurorin Madrid Kullolli, do menaxhojnë të gjithë formularën dhe do kryejnë hetime të mëtejshme për të faktuar inkriminimin zyrtarëve të lartë me krimin dhe pastërtinë e vigurës së tyre.

Kjo strukturë, do ketë mbështetjen edhe të një Oficeri të Policisë Gjyqësore, ku sipas burimeve mësohet të jetë Albert Muça, si dhe dy specialistëve të tjerë juridikë dhe një specialisti IT-i. Struktura është ngritur me vendim të kryeprokurorit Llalla, menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit kundër dekriminalizimit.

Operacioni antidrogë nga policia
Transportonte droge me makinë kapet me 7.5 kg i riu nga Saranda
Rreth 7.5 kg lëndë narkotike kanabis janë sekuestruar nga policia e Gjirokastrës e cila ka vënë në pranga një 28 vjeçar. I riu Nikolas Hamzai nga Saranda transportonte drogën në një automjet tip "Citroen". Për këtë është ngritur një Pikë Kontrolli në aksin rrugor Tepelenë - Progonat në vendin e quajtur Kryqëzimi i rrugës që shkon në fshatin Progonat.

Në pikën e kontrollit është afruar mjeti tip "Citroen" me targa AA 861 JJ, ku drejtues mjeti ishte Nikolas Hamzai, i cili sëbashku me automjetin u shoqërua për në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Vendore Gjirokastër për një kontroll më të imtësishëm. Nga kontrolli i mjetit rezultoi se në pjesën poshtë serdileve të para ishte përshtatur një hapësirë , brenda së cilës u konstatuan 7 pako me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva të mbështjella me qeska dhe me natriban me peshë totale 7.5 kg. Lëndën narkotike po e transportonte në drejtim të Sarandës.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Llogara, drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses: I qëllimshëm, autorët të vendosen para ligjit

Zjarri në Llogara, drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses: I qëllimshëm, autorët të vendosen para ligjit