Mimoza Haska është shqiptarja që ka fituar konkursin për fustanin më të bukur të nusërisë të bërë me letra higjenike.

Për krijimin e këtij fustani ajo përdori 48 copë  letrash higjenike dhe shpenzoi 400 orë që ta përfundonte. 

 “Unë jam gjithmonë pas stilit special dhe unik, shumë klasik. Kjo nuk është një ide e zakontë. Është dicka që i përshtatet syrit dhe duket mirë”. është shprehur ajo.

Prej vitesh, shqiptarja jeton në "Surfside Beach", në Karolinën e Jugut dhe tregoi se grepin ia mësoi nëna e saj dhe sa herë që i mungonte shtëpia bënte thurje me grep.

Ky është viti i 15-të që po mbahet ky konkurs, në të cilin nuk lejohen kopsat, zinxhirët apo gjërat e tilla.

Stilistët lejohet të përdorin vetëm ngjitës, letër, gjilpërë dhe fije.

Mimoza e  quajti krijimin  "Rose Celestial" dhe fitoi fitoi një çmim prej 2 mijë e 500 dollarësh.

Ora 12:00
Shqiptarja fiton konkursin për fustanin më të bukur të nusërisë me letra higjenike
3/0