Shqiptarja kandidate në Zgjedhjet kantonale Zvice

Shqiptarja kandidate në Zgjedhjet kantonale Zvice
Edlira Dedja Bytyqi, pianiste profesioniste, docente në Konservatorin e Neuchatel në Zvicer dhe themeluese e Fondacionit “Opéra sans frontiéres”, nuk është e panjohur në ambientet e politikes aktive kantonale në Neuchatel (Zvicer). Në zgjedhjet e këtij viti (12-13maj), ajo paraqitet si kandidate e Partise Socialiste Zvicerane per postin e Keshilltares kantonale.

 Zonja Dedja-Bytyqi, bija e personalitetit te pedagogjise dhe letersise shqiptare për fëmijë, Prof. Bedri Dedja, ka një aktivitet të gjerë social-artistik. Fondazioni Opéra sans Frontiéres, themeluar prej saj dhe drejtuar, ka organizuar vitet e fundit, ne Zvicer dhe Belgjike, nje seri koncertesh te muzikes lirike dhe klasike, me artistë shqiptarë që dominojnë skenat më të njohura botërore si Tenori Saimir Pirgu, Violinisti Tedi Papavrami, Soprano Ermonela Jaho, Basi Frano Lufi, Mezzo-Soprano Mariana Leka, etj.

Së bashku me fushatën e saj elektorale për zgjedhjet kantonale, Znj. Edlira Dedja-Bytyqi do të organizojë në Neuchatel në 12-13 maj edhe Olimpiadën kantonale të baletit për të rinj. Ndërkohë, në nëntorin e ardhshëm, për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë Zonja Dedja- Bytyqi do të organizojë në Bruksel (Théatre de la Monnaie), një Koncert të muzikës lirike dhe klasike me artistë të njohur shqiptarë. Aktiviteti i zonjes Edlira Dedja-Bytyqi është një shembull i pastër i nivelit të lartë të aktivitetit që intelektualët shqiptarë po arrijnë në fushat e tyre në mbarë botën. Konvergjenca e këtyre intelektualëve dhe veprimtarisë së tyre në Ballkanin shqipfolës do të rriste padyshim nivelin e vetëdijes dhe aktivitetit intelektual shqiptar dhe do të ndihmonte në rritjen e nivelit të shoqërisë së sotme shqiptare.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi heton për krime lufte ish-prokurorin special

Mali i Zi heton për krime lufte ish-prokurorin special