Shqiptarja qëlloi mjekun grek me armë zjarri në bark pas problemeve për kujdestarinë e fëmijës, vajza e tronditur: Mami ngriti armën dhe qëlloi babin

Shqiptarja qëlloi mjekun grek me armë zjarri në bark pas problemeve për kujdestarinë e fëmijës, vajza e tronditur: Mami ngriti armën dhe qëlloi babin

Klodiana Celo

GREQI- “Mami ngriti armën dhe qëlloi babin”, kjo është pamja që do të mbetet përgjithmonë në mendjen e vajzës së Klodiana Celos, 47 vjeçares e cila është në burg, dhe mjekut George Neos që po “lufton” për jetën në spital pas plagëve të marra.  

Ngjarja e rëndë u regjistrua të enjten në kryeqytetin grek, kur Klodiana, gruaja me origjinë shqiptare vendosi të qëllonte me breshëri plumbash, babain e fëmijës së saj në mes të rrugës, për t’i “dhënë fund” problemeve lidhur me kujdestarinë.

Menjëherë pas tmerrit që pa me sy, pasi gjithçka ndodhi në praninë e saj, e vogla u dërgua në Mbrojtjen e të Miturve, ku tregoi ndjesitë dhe ngjarjet që ka përjetuar vitet e fundit. 12-vjeçarja tregoi për “luftën” që ka mbizotëruar mes prindërve të saj lidhur me kujdestarinë dhe sekondat përpara dhe pasi plumbat të depërtonin trupin e babait të saj 70-vjeçar, me profesion mjek.

Vajza e vogël, ardhur nga një raport jashtëmartesor i shqiptares me 70-vjeçarin, prej disa vitesh jetonte me babain e saj dhe bashkëshorten e tij britanike, e cila duke folur për ngjarjen e rëndë, tha se Klodiana Celo i ushtronte mjekut dhunë psikologjike.

“Është e sëmurë ajo grua. Ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nesh, ajo është e rrezikshme. Nuk i është lejuar asnjë kontakt me fëmijën, pasi nuk ishte mirë, vajza e vogël e kishte frikë. Nuk e donte si nënën e saj vajza”, tha ajo.

Në të njëjtën kohë, Klodiana Celo qëndron në paraburgimin, ndërsa sot pritet të dërgohet në prokurori ku do t'i jepet një afat për të kërkuar falje ndërsa informacionet thonë se ajo që po i tregonte policisë, mes përshkrimeve dhe historive të pakuptueshme është se nuk donte të vriste mjekun okulist.

Policia ndërkohë ka nisur hetimet, lidhur me armën të cilën mbante gruaja ku dhe si e gjeti atë.

Një vit e gjysmë më parë, Klodiana Celo, e dëshpëruar për faktin se nuk i lejonin të shihte vajzën e saj dhe në një kohë kur drejtësia i kishte mbyllur çdo derë i është drejtuar mediave. Ndaj në një interviste për gazetën “Espresso”, ajo tregoi të gjitha prapaskenat dhe ngjarjet nga viti kur vajza e saj ka lindur.

I tronditur nga gjithçka që ka ndodhur lidhur me ngjarjen ka folur edhe ish-partneri i Klodianës, tha se gruaja shqiptare ishte obsesive dhe shihte kudo armiq.

Ngjarja e rëndë është regjistruar mesditën e së enjtes në Athinë, kur shqiptarja me një plan të mirëorganizuar priti që mjeku të dilte të merrte vajzën nga shkolla për ta qëlluar me armë.

Fillimisht u tha se ai humbi jetën në vend, por më pas kur u dërgua në spital u zbulua se kishte ende shenja jete. Gjendja e burrit është e rëndë dhe shanset për të jetuar, po shuhen nga momenti në moment.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:13
Qëlloi mjekun me armë, flet ish-partneri i shqiptares: Çdo njeri e konsideronte armik, ka ngritur padi ndaj nënës dhe motrës! Është shtruar dy herë në spital

Ish-partneri i Klodiana Celos, gruas që qëlloi me 4 plumba mjekun grek për shkak të problemeve me kujdestarinë e vajzës së tyre, tha se gruaja shqiptare ishte obsesive dhe shihte kudo armiq.

Duke folur për mediat greke ai tregoi se Klodiana mendonte se çdo njeri ishte i përfshirë në një plan për t’i marrë vajzën, duke e bërë atë të ngrinte padi ndaj shumë personave.

“Çdo njeri e konsideronte armik. Kushdo që e kundërshtonte atë, gjente belanë, ashtu edhe unë. Ajo ka hedhur në gjyq të gjithë botën, babin e vajzës, gruaja e tij, mua, nënën dhe motrën e saj. Kishte obsesione që i kalonin kufijtë.”, ka thënë ai.  

Burri tregoi se me Klodianën janë njohur në fillim të viti 2016, ndërsa tha se edhe e ka mbështetur gjatë periudhës kur mjeku i mori kujdestarinë e vajzës. Burri gjithashtu zbuloi se ajo është shtruar dy herë në spiral për shkak të problemeve mendore, ndërsa shtoi se gjendja e saj u përkeqësua me kalimin e kohës.

“Fatkeqësisht, Klodiana është shtruar në spital të paktën dy herë. Unë isha partneri i saj dhe një burrë që i qëndrova shumë pranë gjatë periudhës kur babai i vajzës së saj i mori kujdestarinë e vajzës. Në atë periudhë shëndeti i saj mendor u përkeqësua, u bë agresive ndaj meje ashtu edhe ndaj personave të tjerë.”, tha ai.

Ora 11:52
Odiseja pa mbarim e një nënë që i morën fëmijën e vetme, shqiptarja që qëlloi mjekun me plumba në bark: Tentuan të më nxjerrin të çmendur

E dëshpëruar pasi prej kohësh nuk i kishte parë sytë vajzës, Klodiana Celo, nëna shqiptare e cila ditën e djeshme qëlloi me 4 plumba babain e fëmijës së saj në Athinë, 1 vit e gjysmë më parë ka folur për dramën që përjetonte prej 2016 në gazetën greke “Espresso”.

Me dhimbjen e një nënë që i kanë rrëmbyer dritën e syve, fëmijën e vetme, ajo ka treguar mes drithërimave sesi doktori George Neos i mori vajzën dhe nuk i lejoi asnjë komunikim me të.

Duke shpalosur prapaskenat e ngjarjeve, Klodiana ka treguar përpjekjet për të parë vajzën e saj me të cilën kishte humbu çdo kontakt dhe mjedisin që po rritej ajo nën presionin e manipulimeve të babait të saj.

“Kanë krijuar një lojë, madje kanë paguar edhe avokatët, në mënyrë që vendimi gjyqësor të ishte kundra meje, ndërsa kërcënimet ndaj meje janë të vazhdueshme.”, ka thënë ajo.

Siç shkruan gazeta greke, nëna e re, është shprehur se një nga avokatët që mori përsipër ta përfaqësonte e tradhtoi duke u paraqitur vetë në gjykatë si bashkëshorti i saj, duke paraqitur dokumente të falsifikuara.

“Jeta ime ka ndalur që kur më morën vajzën”, ka thënë ajo mes lotëve.

Ajo tregoi se vajzën e vogël, frytin e lidhjes së saj jashtëmartesore me mjekun, i cili në atë kohë ka qenë i martuar, ka lindur në vitin 2009 dhe është rritur me të për shtatë vitet e para të jetës së saj.

Sipas saj, mjeku fillimisht nuk e ka njohur, pasi dyshonte mbi atësinë e saj, megjithatë testi i ADN-së konfirmoi se ai ishte babai i saj biologjik. Pas kësaj ai filloi të takohej me vajzën e mitur, ndërsa në fillim të vitit 2016 arriti ta merrte kujdestarinë e fëmijës.

Në këtë moment nis Odiseja e nënës në një “luftë” të cilën zgjodhi ta përfundonte me armë, pasi organet e drejtësisë i kthyen kurrizin.

“Ai shpif për mua, duke munduar të më nxjerrë të çmendur”, tregoi ajo.

Klodiana tha se 5 muaj pasi ia morën vajzën, ajo ra në koma dhe sërish nuk e lejuan ta shihte.

“Vajza ime jeton me dy persona nga 70 vjeç, në vend që të jetë duke jetuar me nënën e saj. Po shuhem pa vajzën time”, ka thënë gruaja.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 12/11/2021 12:50

    Si shpjegohet qe shteti shqiptar nuk i del ne krah te nje shtetaseje te vet kur sheh qe vendimet e gjykatave greke jan diskriminuse ndaj shqiptareve esht gjith mundesie qe ta coj ne gjykaten e hages dhe zonjes ti kthehet vajza Si ka mundesi qe ka njerka me shum te drejta se nena biologjike

    Përgjigju
    • shqiptari: 12/11/2021 16:56

      Pse po te ishte ne shqiperi ka qene duke e fituar te drejten e saj?

  • asolingo: 12/11/2021 11:05

    Nuk e di ne Angli se çfare raporti kane prinderit me femijet ne Shqiperi kemi tradite ta mbajme fort familjen.Nuk e shfajesoj zonjen per veprimin,fajesoj drejtesine greke te korruptuar.Kush do e kupton dhe nuk eshte rasti i pare qe ndodh me shqiptaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja