Një vajzë 25 vjeçare nga Shkupi ka shkuar të luftojë në Siri. Sipas burimeve jozyrtare të Agjencisë së Lajmeve “Zhurnal”.
Ajo thuhet se gjendet në radhët e organizatës së Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS).
Ka më shumë se tre muaj që vajza shqiptare merr pjesë në luftën civile në këtë shtet arab. Ajo bisedon gati se çdo ditë përmes internetit me familjarët që i ka në Shkup.
Vajza 25 vjeçare, ka shkuar në Siri pa lejen e prindërve dhe me siguri, gjatë udhëtimit ka pasur mbështetje nga persona të panjohur.
Sipas burimeve vajza më parë ka pasur prioritet martesën, ndërsa tani gjendet nëpër qytetet e rrënuara të Sirisë.
Që nga fillimi i luftës në Siri, së paku 5 shqiptar nga Maqedonia kanë humbur jetën, pasi kanë shkuar vullnetarisht për të luftuar për shkak të bindjeve fetare./Zhurnal/
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com