Protesta e opozitës te bashkia, ‘tkurren’ militantët, braktisin Berishën! Shqiptarja.com sjell pamjet me dron (VIDEO)

Opozita ka zhvilluar sot protestën e radhës, para bashkisë së Tiranës e cila zgjati më pak se një orë, ndërsa një numër i pakët qytetarësh u mblodhën para bashkisë në këtë mes gushti.

Shqiptarja.com sjellë pamjet me dron nga protesta e opozitës, ku edhe këtë herë militantët kanë braktisur ndjeshëm opozitën e drejtuar nga Sali Berisha.

Siç shihet nga pamjet të pranishëm në protestë nuk janë as 30 veta, duke e tkurrur çdo herë e më shumë pjesëmarrjen e qytetarëve në mbështetje të PD-së.

Në protestën para Bashkisë u pa se ishin më shumë policë, sesa militantë, madje edhe ato pak militantë që ndodhen zgjedhin të qëndrojnë poshtë hijes së pemëve për shkak të temperaturave të larta të gushtit.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)