Shqiptaro-izraelitët që jetojnë në Izrael për Report Tv: Nuk e lëmë vendin, kjo tokë mbrohet me gjak

Asnjë person komuniteti shqiptaro-izraelit nuk është larguar nga Izareli drejt Shqipërisë, që kur Hamasi sulmoi në një mënyrë të paprecedente shtetin e Izraelit, duke futur vendin në luftë.

Kështu deklaruan në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço dy shqiptaro-izraelitë, të cilët jetojnë dhe punojnë atje. Semito Solomon, me profesion ekonomist, tha se nuk e ka ndërmend që të largohet nga vendi, e shtoi se ajo tokë do të mbrohet me gjak.

'Ditë shumë të vështira pasi ti je në shtëpinë tënde, të çajnë kufirin kombëtarë dhe të futen 1000 veta me motor e me makina dhe të vijnë e bëjnë akte barbare. Jetoj në një qytet afër Karmielit që është në veri të Izraelit dhe jemi larg me luftën që bëhet në jug. Nuk kemi asnjë shqetësim më të vogël. Unë në Shqipëri vij 3 herë në vit se kam mall për shqiptarë,  por nuk iki në këtë moment nga Izareli e të vij në Shqipëri që qëllohet nga Hezbollahu. Në këto momente jo unë, por asnjë izraelit. Këtu shkalla e patriotizmit është shumë e lartë, këtu është tokë që mbrohet me gjak. Në nuk e lëmë Izarelin, është i joni. Të gjithë në Izrael, kam dhomën time të blinduar jo vetëm për të tilla predha, por edhe për predha atomike. Është brenda shtëpisë, e aprovuar nga shteti. Barbarizma dhe tmerr.’- tha Solomon.

Edhe Iris Matathia, shqiptare e cila jeton dhe punon atje, u shpreh se askush nga komuniteti shqiptar-izraelit nuk ka kërkuar që të vijë. Sipas saj, ata që janë larguar drejt Shqipërisë, ose mund të kenë qenë turistë ose studentë, por jo banorë që jetojnë në Izrael.

‘Situata tensionuese. Dëgjojmë avionë dhe helikopterë që kalojnë. Jemi shëndoshë e mirë. Sa i përket gjendjes dhe masakrave, kjo ishte një masakër e vërtetë. Të masakrohen fëmijë njerëz të moshuar, është gjithçka e pabesueshëm. 40 bebe të vrarë. Është e pabesueshme. Është shumë e frikshme, që një organizatë terroristë shkoi dhe vrau të pafajshëm. S’kam kërkuar të vij në Shqipëri për momentin, nuk dua të largohem. Jemi këtu dhe nuk duam të largohemi. Kam dëgjuar që shumë njerëz që duan të rikthehen në Izrael. Janë 360 mijë rezervistë të mobilizuar. Ne jemi nënshtetas izraelit, jemi në tokën tonë. Ata që janë larguar kanë qenë thjesht turistë, ose njerëz që kanë ardhur të punojnë në Izrael. Nga komuniteti shqiptaro-izrael nuk është kthyer njeri në Shqipëri. Hamasi është një organizatë terroriste, Izraeli nuk e filloi këtë luftë. Këto janë akte barbare dhe të papranueshme.’- tha Matathia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:15
Meçollari në Report Tv: Hamasi ka kryer krime monstruoze, ushtria izraelite ka legjitimitetin ta eliminojë plotësisht

 

Artur Mecollari, ish-komandanti i Forcave Detare, në një intervistë për ‘Frontline Intervew’ në Report Tv tha se synimi i ushtrisë izraelitë është eliminimi i plotë i Hamasit. Për gazetaren Marsela Karapanço, Meçollari tha se Hamasi ka kryer krime monstruoze, që nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe se Izraeli ka legjitimitetin e plotë që të kryejë një spastrim të plotë të Hamasit.

'Ishte një sulm i befasishëm. Që të garantosh 360 gardë me një kupolë ajrore në të gjithë vendin është e pamundur. Ka pikëpyetje që lidhen jo me dështimin por me manipulimin ose me një kontroll të situatës, s’ka të dhëna që e lidhin këtë por ka dyshime të forta. Ai është operacion spastrimi eliminimi i plotë i Hamasit dorëzim pa kushte. Me të gjithë këto krime që ka kryer Hamasi, jo vetëm ka shkelur integritetin territorial të Izraelit por ka kryer krime monstruoze që nuk janë parë që nga Luta e Dytë Botërore. Objektivi kryesor i Izraelit është eliminimi i plotë i Hamasit dhe ky është një objektiv i ligjshëm. Është një masakër, i kanë vrarë me armë zjarri ata në festival. I kanë përdhunuar femrat dhe disa nga ata janë e pengje. Veprime të tilla janë përtej imagjinatës në vitin 2023. Izraeli është një vend demokratik i cili do të nxjerrë të vërtetën si ka ndodhur.’- tha Meçollari.

Meçollari u shpreh se nuk beson se do të ketë një luftë të tejzgjatur dhe se objektivi është afatshkurtër, eliminimi i Hamasit.

‘Nuk besoj se do të jetë luftë e tejzgjatur objektivi është afatshkurtër. Eliminimi i Hamasit. Ai është një objektiv i kufizuar.’- tha Meçollari.

Meçollari tha se Shqipëria ka mbajtur një pozicion të qartë në lidhje me mbështetjen për Izraelin.

‘Shqipëria ka një pozicion të qartë që mendoj se është shumë korrekt. Kemi një akt terrorist. Shqipëria është korrekte në lidhje me pozicionin që ka me këtë luftë të paprecedentë dhe është akt terrorist.’- tha Meçollari.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arioni: 10/10/2023 20:04

    TUR MECOLLARI ESHT I PREGATITUR SHUM KA MBARUAR NE AMERIK DHE ESHT ME 7 GJUH TE HUAJA.

    Përgjigju
    • Turi: 11/10/2023 08:01

      E kujt i plasi raKu?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi