Negociatat e amerikanëve në Riad me rusët e ukrainasit, Meçollari në Report Tv: S’ka paqe të qëndrueshme në Ukrainë pa çlirimin e territoreve

Shtëpia e Bardhë ka publikuar këtë të martë detaje nga takimet që negociatorët amerikanë patën në veçanti me rusët dhe ukrainasit në Riad të Arabisë Sauditë, nga data 23 deri më 25 mars.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Artur Meçollari, ishte i ftuar në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, për të folur mbi këtë zhvillim dhe jo vetëm.

Presionin e Donald Trump ndaj Ukrainës, për të mbajtur zgjedhje presidenciale në kohë lufte, Meçollari e analizoi si të parealizueshme, por edhe një tentative të presidentit amerikan për t’i eliminuar politikisht presidentit Vladimir Putin një qëndrestar në Ukrainë, siç është presidenti Volodymyr Zelensky.

“Nuk ka deklaratë të bërë nga Ukraina se do të ketë zgjedhje të parakohshme. Kushtetuta ua ndalon. Nuk mund të bëhen zgjedhje në një shtet që 20% të territorit e ka të pushtuar, 6 milionë banorë i ka të larguar, infrastruktura nuk ekziston për mbajtjen e zgjedhjeve.”

“Nuk po bëjnë gjë tjetër veçse po e kthejnë Rusinë si një aktor si përpara luftës. Kjo është një anë negative e planit pa plan të presidentit Trump, pasi nuk ka paqe të qëndrueshme në Ukrainë pa çlirimin e territoreve.”

Eksperti i çështjeve të sigurisë parashikoi se viktima e radhës e Rusisë mund të jetë Moldavia.

“Vendi i  dytë që do të ketë fatin e Ukrainës do jetë Moldavia, sepse është vend jo anëtar i NATO-s, jo anëtar i BE-së, dhe ka një popullsi të madhe ruse.”

Marrëveshjen ushtarake midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, Meçollari e cilësoi të domosdoshme dhe të drejtë, duke marrë parasysh që qëllimi i Serbisë për destabilitet në rajon është ende aktiv.

Po ashtu, Meçollari tha se shanset që Serbia të sulmojë Kosovën në këto kohë janë të larta, pasi presidenti Aleksandër Vuçiç po përballet me protesta masive nga populli dhe do të bënte çdo gjë për ta transferuar këtë tension jashtë kufijve serbë.

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 25/03/2025 20:26

    Ato territore jane te Ruseve sepse shumica e popullsise jane me origjine Ruse keshtu qe ska cfare te cliroj njeri ajo pune ka mare fund atje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok/ Berisha si adoleshent: Kam shkarkuar VPN, është në rregull! Ta përdorin edhe të rinjtë

Mbyllja e TikTok/ Berisha si adoleshent: Kam shkarkuar VPN, është në rregull! Ta përdorin edhe të rinjtë