Shqiptarët protestë përpara ambasadës së Serbisë në SHBA: Duam drejtësi për krimet e luftës

Shqiptarët protestë përpara ambasadës së Serbisë në SHBA: Duam drejtësi për krimet e luftës

Komuniteti shqiptar në Amerikë po zhvillon një protestë përpara Ambasadës së Serbisë në Washington DC për të kërkuar drejtësi lidhur me krimet e luftës në Kosovë.

Protestuesit kanë mbajtur në duar flamuj shqiptarë. Protesta është transmetuar drejtpërdrejtë nga Zëri i Amerikës. Sipas tyre edhe 20 vjet pas kësaj lufte nuk është vënë drejtësi. 

Një zonjë nga Kosova e cila është viktimë e përdhunimit gjatë kohës së luftës thotë se ky është një moment historik dhe se shpreson se pas kongresit do ketë drejtësi për të gjithë.



Shqiptarët që kanë dalë në protestë thonë se Serbia po i shmanget përgjegjësive për krimet dhe spastrimin etnik në Kosovë. Për këtë arsye ata kërkojnë një rigjykim të çështjeve, të cilat duan të jenë të hapura për të gjithë.

Gjithashtu ata kanë bërë thirrje që shqiptarët kudo në botë të bojkotojnë masivisht produktet serbe.

Ndërkohë në Washington DC, Komisioni për Punët e Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan po zhvillon një seancë dëgjimore me temë: 'Viktimat e luftës në Kosovë – Në kërkim të drejtësisë.

Është hera e parë që në Kongresin amerikan zhvillohet një dëshmi me pjesëmarrje të gjerë për të kërkuar drejtësi për viktimat e krimeve të luftës në Kosovë, me theks të veçantë te viktimat e përdhunimeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ali Bajg Gjoleka: 01/05/2019 17:21

    Po motra e Vlores aty ishte?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja