Siç u paralajmërua 3 ditë më parë, deputetja e partisë Shqipëria Bëhet, Ana Dajko e cila ka qenë pasive që prej shtatorit kur mori mandatin, ka paraqitur sot në parlament një projektligj për heqjen e TVSH për produktet bazë si mielli, buka, vaji, orizi, makaronat dhe produkte të tjera.

Aktualisht sipas ligjit shqiptar këto produkte kanë një TVSH prej 20%

Sipas partisë Shqipëria Bëhet, kjo është një masë e domosdoshme për të lehtësuar barrën ekonomike të qytetarëve, ndërsa vendimi i Parlamentit pritet të tregojë nëse mazhoranca do të mbështesë këtë propozim.

Lajmi në përditësim