Shqipëria merr pjesë në Konferencën e Sigurisë të Mynihut si ‘një aleate e besueshme në NATO dhe si një zë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.’ Kështu deklaroi të premten mbrëma ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila po merr pjesë në forumin global të sigurisë.
"Bisedat këtë vit dominohen nga nevoja për forcimin e aleancës transatlantike, lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe pasiguritë që po ndryshojnë marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë klimë, Shqipëria qëndron e qartë në orientimin e saj euroatlantik dhe në përkushtimin ndaj aleancave që garantojnë sigurinë tonë", shkroi Spiropali.
Shqipëria, shtoi ajo, do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë e rajonit dhe për forcimin e partneritetit transatlantik, ndërsa ecën përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.
Sipas saj, takimet me partnerët konfirmojnë se në një botë më të paqëndrueshme, vlera si liria, solidariteti dhe bashkëpunimi mbeten thelbësore.
Postimi i plotë i Spiropalit në Facebook
"Në Mynih në Konferencën e Sigurisë, ku mblidhen liderët kryesorë politikë e ushtarakë për të diskutuar sfidat e sotme globale. Shqipëria është këtu si një aleate e besueshme në NATO dhe si një zë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Bisedat këtë vit dominohen nga nevoja për forcimin e aleancës transatlantike, lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe pasiguritë që po ndryshojnë marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë klimë, Shqipëria qëndron e qartë në orientimin e saj euroatlantik dhe në përkushtimin ndaj aleancave që garantojnë sigurinë tonë. Takimet me partnerët konfirmojnë se në një botë më të paqëndrueshme, vlera si liria, solidariteti dhe bashkëpunimi janë më të rëndësishme se kurrë. Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë e rajonit dhe për forcimin e partneritetit transatlantik, ndërsa ecën përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian"
Lajmi kryesor:
Edhe Shqipëria në Konferencën e Mynihut, mungon Rama! Vengu e Spiropali: Vijojmë kontributin për forcimin e partneritetit transatlantik
Komente











