‘Shqipëria turistike’/ Plazhet e virgjëra të Fierit me rërë kurative! Kulinaria dhe tradita në fshatin Darëzezë

Zgjedhja për të pushuar në stinën e verës është individuale. Ata që duan të qëndrojnë në qetësi të plotë midis detit dhe natyrës, pa zhurma e muzikë të lartë, vitet e fundit kanë filluar t’i drejtohen plazheve të Fierit.

E gjithë vija bregdetare rreth 30 km laget nga deti Adriatik. Të bien në sy plazhet e virgjëra, me gjerësi 20-150 metër, të mbizotëruara nga rëra e imët dhe e pasur me jod, me vlera të larta kurative, të rrethuara nga kurora të dendur drurësh halorë.

Janë plazhe të pasura me duna, monumente natyre dhe forma të shumta gjeomonumentale të cilat krijojnë spektakle natyrore fantastike dhe rrisin vlerat atraktive të këtyre plazheve.

Plazhi i  Darëzezës, Semanit dhe Pishporos, janë plazhe ideale, ku ndërthuren turizmi bregdetar, natyror, shëndetësor dhe i aventurës.

Këtu jemi në Darëzezë. Të parët që e zbuluan ishin vetë fierakët. Ky plazh karakterizohet nga erëra të forta bregdetare duke e shndërruar në vendin ideal të sporteve ujore ekstreme.

Në ujërat e plazhit të Darëzezës ushtrohen masivisht sporte si: kitesurfing, boardsurfing, windsurfing. Kohët e fundit Darëzeza është kthyer në vendin ideal edhe të kalërimit, ku zhvillohet aktivitete të karakterit kombëtar të hipizmit.

Së fundi ka nisur të zhvillohet edhe agroturizmi në fshatin e Darëzezës. Bujtina që ndodhet pranë bregdetit ofron mundësinë e akomodimit por edhe shijimin e kulinarisë vendase.

Redioni është banor i fshatit dhe për të është e rëndësishme që aroma dhe shijet që karakterizojnë këtë zonë të ndjehen dhe shijohen në pjatat e servirura për turistët vendas e të huaj.

“Në restorantin tone kemi  edhe perimet që i kemi nga bahçja jonë, ku kemi një bujk që merret me këtë pjesë dhe kujdeset për këto dhe janë bio të tera çdo gjë që gatuhet në këtë restorant merren nga bahçet tona por edhe nga fshati.”

Gjithçka bëhet për të qenë njësh me natyrën në Darëzesë të Fierit.

Bregdeti është rreth 3 minuta larg fshatit Darëzezë, një mundësi edhe për turistët vendas e të huaj që të zgjedhin apartamente e banesa me qira për të pushuar në këtë zonë.

Darëzeza është vetëm një prej plazheve të Bashkisë së Fierit. Pishporo, Semani dhe Ndërmenasi janë shembulli i ndërthurjes së turizmit bregdetar, natyror, shëndetësor për shkak të klimës dhe rërës kurative, por edhe për të pasionuarit pas natyrës.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shaban: 14/08/2022 10:40

    Hahaha shkrime model shqiperia shkemb graniti.

    Përgjigju
  • Bim: 14/08/2022 08:07

    Ne 25 vjet ne Itali nje here nuk e kam degjuar këtë fjalen rere kurative këtu, ndoshta ka mbrt vetem ne Shqipëri

    Përgjigju
    • Bim: 14/08/2022 11:40

      Eh mo Tirona ky mentaliteti i jone mos ma shaj ate qe une e shaj per çdo dite na ka shpëtuar e do na çoje përpara, mr fal qe te ofendova. Ne shqip shkruhet i ngrire dhe jo congelato por s'ka gja.

    • Bim: 14/08/2022 11:27

      100 here me mire se te ha si ti sufllaqe me lali Erin.

    • Në tiron: 14/08/2022 09:19

      I o bim Ha ndonjë ushqim congelato aty ku je

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që opozita të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme vendore?



×

Lajmi i fundit

Fatos Çoçoli: Shqetësimet e ligjshme për energjinë

Fatos Çoçoli: Shqetësimet e ligjshme për energjinë