SHQUP-seli PD, Berisha- Ramës:
Ky qëndrim është haptasi armiqëso

SHQUP-seli PD, Berisha- Ramës:<br />Ky qëndrim është haptasi armiqëso
TIRANE- Kur i kanë mbetur vetëm pak ditë për të dorëzuar karrigen e kryeministrit, Berisha sulmoi ashpër pasardhësin e tij Edi Rama. Ai e akuzoi për gjuhën e Ramës të përdorur dje ndaj vendimit për kthimin e SHQUP në seli PD por dhe për aksionin për prishjen e ndërtimeve në bregdet.  
 
Madje shkoi më tej duke thënë se Rama se me reagimin e djeshëm në Twitter tregoi moralin e shplarë si njeri pasi selia PS ka hapësira dy herë më të mëdha dhe asnjëherë nuk e kishte vënë në disktutim  dhe kërcënoi oficerët dhe ish ushtarakët se “kush proteston për SHQUP do tu hiqet statusi"

SHQUP, BERISHA: TREGOI MORALIN E SHPLARE 
Berisha shpjegoi arsyen pse nuk ishte zbardhur vendimi dhe sulmoi ish ushtarakët e Ramën.  
"Qeveria nuk fsheh asnjë vendim, do e shihni ju tjetrin, unë nuk fsheh kurrë. Ka një të vërtetë. Vendimi nuk u zbardh sepse u mor vesh që ishte një gabim. Vendimi për kalimin e SHQUP në pronësi të bashkisë së Tiranës me destinacion seli PD, nuk mund të vinte në qeveri pa u dekretuar nga Presidenti, dhe qeveria nuk mund të marrë asnjë vendim me të cilën kalon komptencat ndaj dhe vendimi u mbajt i fshehur dhe nuk mund të zbardhej e nuk kishte vletë nëse presidenti nuk do ta dekretonte. Nuk ka asnjë arsye tjetër.


Ajo që quhet SHQUP prej 12 vitesh ka humbur cdo lloj funksioni qendror, është shndërruar në shtëpinë e dasmave dhe ceremoninë mortore dhe kjo është evidente për çdo njeri që kalon aty.
Aty punojnë 100 punonjës civil. Qeveria duke parë që shtëpia nuk adaptohej në funksionet e reja mori vendimin. Qeveria ka investuar 140 milionë dhe kotaktoi një ndër arkitektët më të mëdhej të kohës për rikonstrukltimin e SHQUP. Ju ftoj të shkoni. Ministër i Mbrotjjes tregojani mediave cfarë po bëhet. Për ushtarakët është ndërtuar dhe një hotel i posaçëm, pasi ka qenë han.

Gjithashtu nje investim prej 120 mln lekë është ndërtuar me ndihmën e institucionit italian të arkitekturës ushtarake: Muzeu i ushtrisë i cili është një ndër më të mirët.
 Dolën në protestë në shkelje të statusit. Një nga një do humbasin statusin. (Ndërhyn Imami:Ishin ish-ushtarakë) Çfare ishin ata që u mblodhën këtu. T’i hiqet statusi dhe të marrin pensionin e vet. “- tha Berisha në mbledhjen e qeverisë.

 Më pas Berisha iu drejtua Ramës
 "E mbyll duke thënë se në ciu e ciun e djeshme ke treguar te gjithë moralin e shplarë si njeri. Aty (selia PS) ka patur një hapësire 2 here e gjysëm me shumë se PD e se kam vënë kurrë në diskutim. Ky qëndrim është haptasi armiqësor. Por vetë fjalori është gjëja më e denjë për piktorin. Fjalori ishin ngjyrat e tij. “

BERISHA: INJORANCA NUK KA ASNJEHERE ARGUMENT  
Berisha i bëri thirrje Ramës të mos transferojë luftën politike tek biznesi.  
“Pas dy javësh do të ulet në këtë karrige rri e sulmon nga mëngjesi në darkë, koncesionet, akte tregtare. Ka nxjerrë shpatën dhe po merret me të vetët. Keni parë, bregu mavi që u festua 2 vjet më parë, po na del mavri. S’është gjë kjo nga ajo që do dalë nga piktori shumë shpejt.  Kjo është lule.

I bëj thirrje të jetë i kujdesshëm, luftën politike me kundërshtarin ta bëjë si të dojë, por mos ta shtrijë në biznes pasi janë vende pune, të ardhura, pa të cilat makineria e shtetit paralizohet, tremb biznesin të mos marrë kredi, i çon mesazhe punonjësve të bankës për t’i thënë se ku e keni makinën për t’i çuar para qeverisë.

Ai ka një ish guvernator në ekip por koha e tij është koha kur ka qenë zv.kryeministër i Partisë së Punës, se atëherë priteshin paratë sipas urdhrit të partisë. Makina që pret paratë për qeverinë janë mbledhja e taksave, të ardhurat. Sa rri e kërkon poshtë e përpjetë makinën ku priten paratë më mirë të mësojë burimet ligjore të krijimit të të ardhurave. Injoranca nuk është asnjëherë argument"- tha Berisha. 

  DOSJET E PROJEKTEVE LINI MBI TAVOLINE, QEVERITARET E ARDHSHEM  S’DINË TË LEXOJNE
“Jemi afër mkledhjeve të fundit. Kërkoj në mënyrë të vendosur që pasardhësit tuaj t’i lini në tavolinë listën e të gjitha projekteve në vazhdim dhe për çdo projekt në vazhdim në drejtorinë përkatëse duhet të jete dosja e kontrolluar. Mos harroni që në këtë tavolinë do ulen njerëz që nuk e lexojnë as dosje. Një dosje lëreni në tavolinë, një në drejtorinë përkatëse
Di Qosja të lexcojë dosjet (qesh). Por ne do i respektojmë plotësisht se qytetarët i kanë votuar. Do jetë lista e plotë e dosjeve dhe në çfarë faze janë projektet. Po të duan le ti bien kryq, është punë e tyre, por ne kemi funksionuar në mënyrë që ekonomia të funksionojë. Janë mijëra projekte. "    

BERISHA: GJIKA E RAMA PROPOGANDE TERRORI NE VLORE 
Berisha sulmoi dhe Shpëtim Gjikën dhe akuzon Ramën se mbajti premtime antiglobale dhe me urdhër të Ramës po prish ndërtimet në bregdet. Ai i i kërkoi ministrisë së Brendshme të ndërhyjë nëse prishen ndërtimet me leje.
   
“Shpëtim Gjika ka 4 muaj që s’i jep rrogën punonjësve të bashkisë, pasi i ka shpenzuar për fushatë i kërcënur nga piktori e Koço Kokëdhima, kap rruspat dhe thotë se nuk pyes për ligj a vendime gjykatash.

Kjo qeveri deri ditën e fundit do të mbështesë çdo veprim ndaj çdo ndërtimi pa leje, dhe s’ka asnjë diskutim, por zoti ministër i Brendshëm do të përdoret e gjithë forca e ligjit dhe nuk do të ketë njeri që t’i prekë shtëpinë kujt me leje. Ligji do të mbrojë qytetarin me çdo çmim. Njëlloj si të ishte institucion publik. Nëse do ta prishësh shtëpinë me leje s’ka asnjë vështirësi, por ka procedura të njohura, si shpronësim, por jo banditizëm. Asnjë ndërtim pa leje nuk mbroj por këtë që bëjnë për larje hesapesh me njëri tjetrin nujk do ta bëjnë në kurriz të qytetarit. Të gjitha agjencitë në çdo rast të mos lejojë asnjeri të prishë ndërtimet me leje. Kreu i bashkisë nëse do ta prishë e bën sipas rregullave ligjore.  Po bën propagandë terrori sepse Gjikën e kanë kërcënuar me burg, dhe diku ia kanë kapur fijen. Rama e bën sepse ka permtuar malin e Dajtit, dhe mali po pjedh mashtrim. Erdhi me premtime antiglobaliste dhe përpiqet të mërmërisë. U premtoi legalizim falas."

Redaksia online  
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë