Shqyrtohen 2 kërkesat për heqjen e mandatit të Xhaçkës, mblidhet Këshilli i Mandateve në Kuvend! Ndërpritet mbledhja për shkak të debateve

Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur sërish ditën e sotme, në mbledhjen e katërt, për të shqyrtuar tashmë 2 kërkesa të të dy palëve në Partinë Demokratike, për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik. Kërkesa e dorëzuar disa ditë më parë nga 15 deputetë të ‘Rithemelimit’, pa firmën e Berishës, duke e bërë këtë të pranueshme nga Partia Socialiste kërkesën, do të diskutohet sot.

Kujtojmë që më parë 14 deputetë të PD kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka për shkak se ajo ka përfituar sipas tyre përmes bashkëshorti të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike.

Në mbledhjen e sotme deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që avokati i Xhaçkës t’i përgjigjet pyetjeve të opozitës. Kjo kërkesë është refuzuar si e pabazuar nga mazhoranca.

 

 

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës