Shtëpia e Fëmijës, paratë e
bamirësisë i kalojnë CEZ-it

Shtëpia e Fëmijës, paratë e<br />bamirësisë i kalojnë CEZ-it
TIRANE- Një fond, i siguruar për fëmijët nga mesazhet e dërguara në numrin e publikuar në murin e Kryeministrisë në funksion të nismës “Shqipëria dhuron, Shqipëria uron”, do t’i kalojë kompanisë CEZ. Shuma totale prej 300.000 lekësh, që pak ditë më parë ju dhurua Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, do të kalojë në zbutje të debisë, që ky institucion i ka kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike. Drejtoresha e këtij institucioni Zhaneta Beqiri, shprehet për Shqiptarja.com se ky donacion ende nuk ka kaluar pranë institucionit të drejtuar prej saj, por me gjasa e gjithë shuma do t’i kalojë kompanisë CEZ. Dy ditë para ndërrimit të viteve, kompania ka dërguar një kërkesë pranë Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” për shlyerje të faturave të prapambetura.

“Në mënyrë që të ruajmë një raport korrekt dhe për të mos u penalizuar me mungesën e energjisë elektrike, të gjithë këtë shumë do t’ia kalojmë kompanisë CEZ”, shprehet drejtoresha. Pranë shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”, në këtë fundviti kanë qënë të shumta donacionet e dhuratat nga institucionet zyrtare dhe ato jopublike të formave të ndryshme. Zv.ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Bardhylka Kospiri, në dorëzimin simbolik të çekut pranë Shtëpisë së Fëmijës deklaroi se i gjithë kontributi është mbledhur nga mesazhet e dërguara nga qytetarë dhe instititucione të ndryshme. Nisma e kryeministrit Edi Rama gjeti mbështetjen e shumë qytetarëve, të cilët dërguan sms-të e tyre të urimit, që shfaqeshin në fasadën e Kryeministrisë. Nisma zgjati rreth 10 ditë dhe çdo sms kushtonte 100 lekë.


 Shkrimi u publikua sot (07.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit