Gaz Demi duket se e ka seriozisht me Partizanin, pasi pritet që të ndërtojnë një kompleks gjigant me parametra ndërkombëtare, që do t’i sigurojë ekipit të kuq infrastrukturën e nevojshme duke u krahasuar me ekipet evropiane.
Projekti i ri përfshin ndërtimin e një klubi modern, i kompletuar me ambientet më të përshtatshme për një skuadër futbolli. Projekti i ri në ambientet e Shkollës së Bashkuar vjen pas dështimit të planeve për ndërtimin e katër fushave stërvitore afër Bërzhitës.
Zyra e shtypit e klubit të kuq ka publikuar në faqen zyrtare projektin e ri, që pritet të zbatohet së shpejti. Në ambientet e reja të klubit do të ketë 2 fusha futbolli e 4 minifutbolli, ndërsa në ndërtesën e re trekatëshe përfshihen hoteli për futbollistët,
ambiente ndihmëse si mensë, sallë force, dhomë mjekësh, dhoma zhveshjeje dhe klasa mësimore. Vend të veçantë në këtë kompleks do të ketë edhe Akademia që për klubin mbetet primare.
/Shqiptarja.com