TIRANE- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi, i është përgjigjur interesit të mediave sa i takon debatit mbi Shtëpinë e Ushtrisë, e cila sipas një vendimi qeverie kalon në pronësi të Partisë Demokratike, duke cënuar kështu edhe një nga prioritetet e Brukselit për të drejtën e pronës. Sipas Sequit, kjo është një çështje që po monitorohet nga Bashkimi Europian.
“Çështja e të drejtave të pronësisë është çështje më ndryshe dhe në këtë çështje që përmendët ne natyrisht që po e ndjekim nga afër”, u shpreh Sequi.
Më 8 gusht Berisha firmosi që SHQUP të bëhet seli e Partisë Demokratike, ndërkohë që ish ushtarakët kanë protestuar një ditë më parë përpara Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për kthimin e Shtëpisë së ushtarakëve në selinë e PD.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ish-ushtarakët protestë: SHQUP është e jona