Shtëpia e Rolf Vogt është shndërruar në një shtëpi tepër të njohur për turistët gjatë sezonit të festave pas inspirimit nga një udhëtim në Amerikë 15 vite më parë.
Vogt rrëfen sesi i lindi kjo ide kur ju desh të kalonte një natë duke shëtitur në Amerikë dhe shtëpitë e zbukuruara me drita e mahnitën duke bërë që të planifikonte dicka të ngjashme dhe në shtëpinë e tij.
Përfundimi është shtëpia më me shumë drita në Gjermani me një shfaqje spektakolare të krijuar në fakt vetëm për kënaqësinë e familjes, por që vizitohet nga turistë të ndryshëm kuriozë.
Pas vizitave të panumërta nga kalimtarë të rastësishëm e më pas viziorë të rregullt të tërhequr nga pamja mbreslënëse, ata nisën të krijonin dhe një vend të posaçëm për verë dhe salçiçe speciale vetëm për sezonin e festave. Mes babagjyshëve të ndriçuar, yjeve, dritave dhe flokëve të dëborës, Vogt tregon se e ka humbur numrin e qindra mijëra dritave të përdorura për realizimin e gjithë skenës, që sjell emocion e kënaqësi Krishtlindje.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)