Shtëpia muze e Nënë Terezës
nuk është në vendin e saj

Shtëpia muze e Nënë Terezës<br />nuk është në vendin e saj
TIRANE- Në Shkup vizitorët e shumtë shkojnë në shtëpinë e ashtuquajtur “Përkujtimore” e Nënë Terezës, por aty nuk ka qenë shtëpia e vërtetë e saj. Në vendin e shtëpisë janë hedhur themelet e një kishe ortodokse. Që ku ka nisur ndërtimi i saj janë nxitur debate dhe reagime të shoqatave joqeveritare shqiptare dhe të intelektualëve shqiptarë, që kishin ngritur zërin që shtëpia e “Nënës Terezës” të ndërtohet në vendin e saj ku ka qenë, pikërisht në qendër të Shkupit.

Shtëpia e vërtetë ku ka lindur e madhja Nënë Terezë gjendet në qendër të Shkupit, ku edhe sot e kësaj dite dallohen vetëm rrënojat e shtëpisë dhe një pllakë memoriale e vendosur aty, me mbishkrime në maqedonisht dhe anglisht. Të bën përshtypje që gjuha shqipe mungon, edhe pse Nënë Tereza ishte shqiptare dhe Maqedonia është një vend dygjuhësh. Historiani Skënder Hasani i revoltuar është shprehur se “Maqedonasit, pasi nuk mundën dot ta përvetësonin figurën e Nënë Terezës se ajo e ka shpallur botërisht që është shqiptare, deshën të ndërtonin në këtë vend një kishë, që të humbnin gjurmët e Nënë Terezës.

Propozimi i shoqërisë civile shqiptare në Shkup ishte që shtatorja e Nënë Terezës dhe muzeu ose shtëpia-muze, siç e quajnë ata, të ndërtoheshin në vendin ku kishte lindur, në sheshin kryesor të Maqedonisë, aty ku ndodhen rrënojat e shtëpisë së saj të lindjes. Maqedonasit u munduan të fshehin prejardhjen e saj dhe ndërtimi i muzeut të saj në këtë vend të fshehur është bërë me qëllim që mos të ketë vëmendjen e duhur”. Historiani Hasani argumenton më tej se qeveria maqedonase i shmanget çdo përpjekje për të dëshmuar se nënë Tereza është shqiptare. “Edhe në shtëpinë e saj muze nuk janë vendosur objekte autentike. Mungojnë dokumentet e rinisë së saj, të kohës përpara se të nisej për në Kalkutë, gjë do të tregonte prejardhjen dhe origjinën e saj.

As krevati nuk është i saj. Mungojnë dokumentet autentike për përkatësinë kombëtare, foto nga rinia e saj, në të cilat është e veshur me veshje tradicionale kombëtare. Mungojnë të dhënat për familjen”, e shumë të tjera thotë historiani Skënder Asanim, duke përforcuar argumentin e se Qeveria maqedonase fsheh historinë e Hmanstes së madhe që shkroi “nga gjaku jam shqiptare”. “Në shtëpinë muze të Nënë Trezës mungon edhe deklarata e saj me rastin e marrjes së “Çmimit Nobel”, në të cilën thotë se jam me gjak shqiptari”, thotë historiani Hasani.

Shkrimi u publikua sot (20.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie